• e enjte, 26 dhjetor 2024

Keshishov: Deklarata nuk është e imja, Pallço më dha fletë që ta shkruaj me shkrimin tim

Keshishov: Deklarata nuk është e imja, Pallço më dha fletë që ta shkruaj me shkrimin tim

Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) – Deklarata nuk është e imja, më ishte dhënë fletë që të shkruaj me shkrimin tim dhe tua jap, deklaroi i akuzuari Vllatko Keshishov në gjykimin e sotëm në rastin me vrasjen e Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski lidhur me deklaratën në të cilën ai bën të ditur se Pallço nuk ka lidhje me vrasjen. 

Keshishov sot tha se këtë e kishte bërë nga frika. 

“Një nga të akuzuarit që ishte aty me mua më dha një fletë, duhej të shkruaja me shkrimin tim dhe tua jepja juve. Dhe unë e bëra këtë nga frika. Gjatë transportit në gjykatë Pallço më dha një fletë, pasi ishim vetëm prapa, dy herë na transportonin vetë”, deklaroi Keshishov, pasi avokati i tij kërkoi që ai të deklarohet lidhur me deklaratën e cila ishte dërguar në seancën e kaluar në gjykatën në të cilën qëndronte se i akuzuari Keshishov thotë se Pallço nuk ka lidhje me vrasjen, por se këtë e kanë bërë tre të akuzuarit e tjerë. 

Në pyetjen e Gjykatës se prej kujt frikësohet, i akuzuari me përgjigje “në përgjithësi”. 

Keshishov është një nga të akuzuarit për grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të afërt që të japë të holla si shpërblim. Përderisa grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte bërë me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup. Në seancën e parë gjyqësore të mbajtur të akuzuarit Lupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë. E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.  Lidhur me këtë rast është i dyshuar edhe një person për ndihmë pas kryerjes së veprës penale kundër të cilit procedura do të zhvillohet veçmas. Gjykimin e udhëheq gjykatësi Ivica Stefanovski, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Zhaklina Kërstevska. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR