• e enjte, 26 dhjetor 2024

Keri: Duhet ta bëjmë atë që na thotë shkenca që ta parandalojmë ngrohjen globale

Keri: Duhet ta bëjmë atë që na thotë shkenca që ta parandalojmë ngrohjen globale

Dubai, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Duhet ta bljmë atë që na thotë shkenca, ndërsa shkencëtarët na thanë se në vitin 2018 se kemi dymbëdhjetë vite që ta parandalojmë ngrohjen globale, deklaroi sot i dërguari i posaçëm i SHBA-së për çështje klimatike Xhon Keri në konferencën për shtyp në Dubai.

"Delegacioni i SHBA-së ka ardhur këtu me një qëllim, që ta përcjellë shkencën dhe ta bëjë atë që është e nevojshme që të arrihet qëllimi - rritja e tempraturës mesatare të Tokës të mbahet në 1,5 gradë Celsius", tha Keri.

Ai theksoi se kritikët thonë se Marrëveshja e Parisit për klimën po dështon, por "para kësaj kemi pasur temperatura të rritura për 1,7 gradë dhe më tepër, ndërsa nuk kemi patur marrëveshje".

Kri i tregoi sukseset e deritanishme në konferencën e njëzet e tetë të palëve të Konventës kornizë për ndryshime klimatike, e cila filloi më 30 nëntor në Dubai, EBA.

Ai përkujtoi se që në ditën e parë të forumit është arritur marrëveshje, me të cilën është vënë në funksion fondi për ripërtëritje në lidhje me ndryhsimet klimatike.   

Ndër sukseset, Keri e theksoi deklaratën e energjisë bërthamore, e cila bashkoi njëzet e dy vende në katër kontinente, deklaratën për të trefishuar energjinë nga burimet e rinovueshme dhe për të dyfishuar efikasitetin e energjisë, strategjinë ndërkombëtare të shkrirjes bërthamore të shpallur dje në Dubai, marrëveshjen për të mos ndërtuar impiante të reja qymyri në të ardhmen, rritjen e financimit të klimës, angazhimin e SHBA-së për të kontribuar me 3 miliardë dollarë në fondin e klimës.

Ai i theksoi rezultatet nga bisedimet dypalëshe me Kinën, të cilët kanë paraprirë në KOP28 dhe angazhimet e Pekinit për uljen e emisioneve të dëmshme. Keri përkujtoi se Kina është prodhuesi më i madh i energjisë së rinovueshme në botë dhe punëdhënësi më i madh në botë në këtë fushë.

Keri tha se SHBA-ja nuk ka "linja të kuqe" në bisedimet për KOP29 dhe se janë të përgatitur t'i shqyrtojnë të gjitha propozimet për dokumentet e ndryshme që i kanë diskutuar vendet në forum. mb/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR