• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kenedi nuk dëshiron të bëhet nënpresident i Trampit

Kenedi nuk dëshiron të bëhet nënpresident i Trampit

Los Anxhelos, 31 janar 2024 (MIA) - Kandidati presidencial amerikan, Robert Kenedi Junior sot deklaroi se nuk dëshiron të bëhet nënpresident i Donald Trampit nëse fiton në zgjedhjet presidenciale në nëntor.

"Mendoj se martesa ime nuk do të mbijetonte atë", deklaroi Kenedi në premierën e 12-të të sezonit të sitkomit "Curb Your Enthusiasm" në Los Angjelos.

"Mendoj se ka të drejtë", shtoi bashkëshortja e tij, aktorja Sheril Hajns.

Gjatë disa ditëve të kaluara mediumet amerikane publikuan se ekipi i Trampit iu drejtua Kenedit me propozim që të bëhet nënpresident i kandidatit për nominim presidencial të Partisë Republikane.

Komunikimi, thuhet, është vendosur "menjëherë kur Robert e ka publikuar" kandidaturën e tij presidenciale.

Kenedi Junior e paralajmëroi fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale në prill të vitit 2023, filimisht si kandidat i Partisë Demokratike.

Megjithatë, në tetor paralajmëroi se do të jetë kandidat i pavarur. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR