• e diel, 06 tetor 2024

Kemal Kiliçdarogllu - kandidati opozitar për zgjedhjet presidenciale në Turqi

Kemal Kiliçdarogllu  - kandidati opozitar  për zgjedhjet presidenciale në Turqi

Ankara, 6 mars 2023 (MIA) - Aleanca e gjashtë partive opozitare turke ka propozuar Kemal Kiliçdarogllun për kundërkandidat  të shefit aktual të shtetit  Rexhep Taip Erdogan në zgjedhjet e ardhshme të 14 majit.

 “Qëllimi ynë i vetëm është të sjellim përparim, paqe dhe gëzim në vend”, theksoi Kiliçdarogllu, i cili është lider i Partisë Popullore Republikane.

Rezultatet e sondazhit tregojnë se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të jenë shumë “të ngushta” dhe se blloku opozitar ka një epërsi të lehtë ndaj aleancës në pushtet.

Blloku opozitar paralajmëroi shfuqizimin e një numri të madh vendimesh të Erdoganit në sektorët e ekonomisë, të drejtave civile dhe politikës së jashtme. ar/

 Foto: Vikipedia

 

QËNDRONI TË LIDHUR