• e shtunë, 23 nëntor 2024

KE-ja punon për vendosjen e qëllimeve klimatike të BE-së deri në vitin 2040

KE-ja punon për vendosjen e qëllimeve  klimatike të BE-së deri në vitin 2040

Bruksel, 6 janar 2024 (MIA) - Komisioni Evropian po punon për përgatitjen e një programi për qëllimet klimatike të BE-së deri në vitin 2040, i cili do ta lërë atë si trashëgimi për realizimin e institucioneve të ardhshme të Unionit që duhet të formohen pas zgjedhjeve për anëtarët e Parlamentit Evropian të planifikuara për në fillim të qershorit.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, sipas njoftimeve, Komisioni Evropian do t'i prezantojë propozim-caktimet e reja për aksionin klimatik të bllokut më 6 shkurt, pas së cilës pritet që zyrtarisht të diskutohet gjatë mbledhjes së Këshillit për Mjedis Jetësor  më 25 mars. Edhe para publikimit, plani është planifikuar të shqyrtohet në Këshillin joformal të Mjedisit Jetësor  të planifikuar për më 16 janar.

Pas kësaj, për qëllimet klimatike do të diskutohet në Samitin e BE-së, të planifikuar për më 27 dhe 28 qershor, në kuadër të debatit për Agjendën Strategjike të bllokut për periudhën 2024-2029, ku do të formulohen prioritetet e Unionit për ciklin e ri institucional.

Sipas burimeve në KE, në propozim - qëllimet do të mbetet përpjekja për të reduktuar emetimet e gazrave që shkaktojnë efektin serrë deri në vitin 2040 me 90 për qind në krahasim me nivelin e vitit 1990. KE do të vendosë për këtë përqindje pavarësisht rekomandimeve të Komitetit Këshillimor Shkencor Evropian për Ndryshimet Klimatike për të reduktuar emetimet e gazrave serrë me 90 deri në 95 për qind dhe objektivat e Marrëveshjes së Parisit për Klimën për zero emetime neto të këtyre gazrave dhe neutralitet të plotë klimatik deri në vitin 2040.

Ветувањето за укинување на јагленот не го поддржаа Австралија, Индија, САД и Кина, кои поседуваат повеќе од половина од сите термоелектрани во светот, а планираат да изградат повеќе.

Kryetari i Komitetit të Mjedisit Jetësor të Parlamentit Evropian, Paskal Kanfin, së fundmi në një intervistë për "Euraktiv", mbështeti synimin për reduktimin e emetimeve me 90 për qind deri në vitin 2040.

Qëllimi i dytë kyç do të jetë dekarbonizimi, në kuadër të të cilit pritet të prezantohet një Plan Industrial për Menaxhimin e Karbonit, qëllimi i të cilit do të jetë zhvillimi i teknologjive për ruajtjen e karbonit dhe reduktimin e emetimeve të tij nga industria e rëndë.

Економското закрепнување по пандемиската 2020 година регистрира повторно зголемување на емисиите на јаглерод диоксид (CO2) во Европската унија по долг период на постојан пад.

Sipas organizatës jofitimprurëse të monitorimit të mjedisit "Karbon Market Uaç" (CMV), për të realizuar një përpjekje të tillë , BE-ja duhet të bëjë një dallim të qartë dhe të vendosë qëllime specifike për zvogëlimin e emetimeve të karbonit gjatë eksploatimit të tokës dhe pyjeve, dhe veçanërisht për industrinë.

CMV beson se nëse BE-ja fokusohet vetëm në kompensimin e industrisë së rëndë, ekziston rreziku që "emetimet e gazrave serrë do të vazhdojnë" dhe për këtë qëllim duhet të bëhen ndryshime në skemën e tregtimit të emetimeve të karbonit për të mbajtur presionin mbi ndotësit për dekarbonizimin e tyre .

Nga ana tjetër, industria e rëndë evropiane thotë se mbështet qëllimet klimatike të BE -së, por paralajmëron se kur vendosni dhe zbatoni politika të dekarbonizimit, duhet pasur kujdes për të mbajtur konkurrencën e tyre me kompani nga vendet jashtë Evropës.

Sipas Shoqatës Evropiane të Çelikut (Eurofer), arritja e qëllimit për reduktimin e emetimeve të karbonit në 90 për qind do të nënkuptojë praktikisht dekarbonizimin e plotë të industrive me energji intensive, si fabrikat e çelikut.

Според податоците на Државниот завод за статистика, во август 2022 година, увозните цени од одделот Кокс и рафинирани нафтени производи се пониски за 6.9 % на месечно ниво и повисоки за 85.8

"Kjo do të jetë e mundur vetëm nëse jemi të sigurt se do të kemi akses në energji të pastër konkurruese në sasi të mëdha, ndërkohë që barazojmë fushën e lojës me rajonet e tjera të botës që nuk ndajnë një ambicie të tillë klimatike", tha Eurofer, duke shtuar se vetëm industrisë evropiane të karbonizuar eventuale për çelik do t'i nevojitet energji, aq sa është konsumi i tanishëm i energjisë elektrike në të gjithë Gjermaninë.

Edhe Këshilli Evropian i Industrisë Kimike (CEFIC) beson se për të arritur qëllimin e dekarbonizimit, BE-ja duhet të ofrojë "zgjidhje solide" për financimin e investimeve me konsum të ulët të karbonit dhe për disponueshmëri dhe akses më të madh në energji nga burime të rinovueshme ose me emetime të ulëta të karbonit.

Sipas CEFIC, nëse nuk merren masa në atë drejtim, është e mundur që kompanitë kimike të zhvendosin fabrikat e tyre jashtë BE-së, ku kostot e prodhimit janë zakonisht më të ulëta.

Si  Eurofer ashtu dhe Cefic janë të mendimit se ambicia klimatike e BE -së duhet të arrihet "përmes inovacionit dhe investimeve në Evropë, në vend se përmes deindustrializimit". sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR