• e enjte, 26 dhjetor 2024

KE-ja propozon verifikim të detyrueshëm të disa investimeve të huaja në BE

KE-ja propozon verifikim të detyrueshëm të disa investimeve të huaja në BE

Bruksel, 24 janar 2024 (MIA) - Komisioni Evropian sot prezantoi disa propozime lidhur me insepktimin e investimeve të huaja në BE. Propozohet që disa lloje investimesh t'i nënshtrohen një kontrolli të detyrueshëm për tregues të caktuar.

Sipas Komisionit, e domosdoshme është që të gjitha vendet e BE-së të prezantojnë opsionet e shqyrtimit, të përcaktojnë shtrirjen e atyre investimeve të huaja që duhet të verifikohen dhe t'i vlerësojnë investimet evropiane jashtë BE-së, kur ato kanë të bëjnë me aktivitete të udhëhequra nga të huaj. Është vërejtur nevoja për të përmirësuar mbikëqyrjen e koordinuar të eksportit të artikujve me përdorim të dyfishtë.

"Investitimet e huaja në BE janë të dobishme për ekonominë evropiane, mirëpo disa nga ato mund të përbëjnë një kërcënim për sigurinë dhe rendin publik", thuhet në kumteësn e Komisionit.

Shtohet se në tre vitet e fundit janë verifikuar mbi 1.200 marrëveshje dhe janë identifikuar boshllëqe legjislative, duke përfshirë mundësinë që investimet e BE-së në vendet e huaja të mund të përdoren kundër Evropës ose të minohet paqja dhe siguria ndërkombëtare. Prej këtu, Komisioni propozon që ky lloj investimi të monitorohet për një vit, ndërsa në bazë të vlerësimit të marrë, të shqyrtohet se çfarë masash shtesë nevojiten në nivel evropian. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR