• e shtunë, 23 nëntor 2024

KE-ja propozon masa për uljen e ndikimit të dëmshëm të transportit mbi mjedisin jetësor

KE-ja propozon masa për uljen e ndikimit të dëmshëm të transportit mbi mjedisin jetësor

Bruksel, 12 korrik 2023 (MIA) – Komisioni Evropian (KE) ka propozuar masa për zvogëlimin e emetimeve të gazrave të dëmshme në sektorin e transportit, përmes krijimit të transportit më efikas dhe të qëndrueshëm të mallrave, menaxhimit më të mirë të infrastrukturës hekurudhore, ofrimit të stimulimit më të madh për kamionët ekologjik dhe përmirësimin e informacionit mbi shkallën e emetimeve të gazrave serrë në transportin e mallrave.

Qëllimi i masave të tilla, siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli është të rritet efikasiteti në sektorin dhe të kontribuojë në arritjen e qëllimit për reduktimin e emetimeve të gazrave të dëmshme nga transporti për 90 për qind deri në vitin 2050, konform dispozitave të marrëveshjes së gjelbër evropiane, por njëherësh edhe të mundësohet rritje e mëtejshme e tregut të përbashkët të BE-së.

Rregullorja e propozuar ka për qëllim të optimizojë përdorimin e infrastrukturës hekurudhore përmes një koordinimi më të mirë ndërkufitar dhe tërheqjes së më shumë kompanive të transportit të mallrave në hekurudha.

"Nga shërbimet hekurudhore shtesë përfitim do të kenë udhëtarët, sepse kapaciteti i rrjetit do të shfrytëzohet më mirë dhe do të përmirësohen shërbimet, mes tjerash, duke mundësuar më shumë linja hekurudhore dhe rezervim më të hershëm të biletave", thekson Komisioni.

Францускиот институт за статистички и економски студии (ИНСЕЕ) ги потврди црните предвидувања за француската економија. Епидемијата ќе тежи многу за економијата и шокот може да биде поголем о

Sipas statistikave, rreth 50 për qind e transporteve hekurudhore të mallrave janë ndërkufitare, ndërsa koordinimi i dobët çon në ngecje të kufijve, vonesa dhe pengon funksionimin e tregut të vetëm.

Masat e propozuara për shfrytëzim më të mirë të kapaciteteve të infrastrukturës hekurudhore bazohen në Projektin për ndryshim të orarit, me qëllim më mirë t'u përgjigjet nevojave të ndryshme të sektorit hekurudhor.

Rregullorja parashikon gjithashtu stimulim të rinj për përdorimin e kamionëve që emetojnë nivele të ulëta të gazrave të dëmshëm, duke pasur parasysh se mbi 50 për qind e mallrave në BE transportohen me kamionë, duke e bërë këtë transport një nga kontribuuesit kryesorë në emetimin e gazrave serrë.

Me masat e reja revidohen rregullat për peshën dhe dimensionet maksimale të automjeteve të mallrave, duke mundësuar peshë shtesë për automjetet që përdorin teknologji me emetim zero, për të stimuluar përdorimin e automjeteve më ekologjike.

"Që të inkurajohet transporti intermodal me kontejnerë mallrash të standardizuara, kamionët, rimorkiot dhe gjysmërimorkiot do të lejohen të mbajnë ngarkesë shtesë, ndërsa lartësia shtesë do të lehtësojë transportin e kontejnerëve të gjatë me mjete standarde", theksohet në rregulloren.

 

Përveç kësaj, inkurajohet prodhimi i kamionëve me më shumë kabina aerodinamike, instalim i pajisjeve të kursimit të energjisë dhe përmirësim të komoditetit dhe sigurisë së shoferëve.

Komisioni propozon gjithashtu një qasje të përbashkët metodologjike për llogaritjen e emetimeve të gazrave serrë nga ana e kompanive. Metodologjia e propozuar bazohet në standardin ISO/CEN të miratuar së fundmi për përcaktimin sasior dhe raportimin e emetimeve të gazrave serrë që vijnë nga transporti i udhëtarëve dhe mallrave.

"Të dhënat e besueshme mbi emetimet do t'u mundësojnë operatorëve të krahasojnë shërbimet e tyre dhe konsumatorëve të bëjnë zgjedhjet e duhura për opsionet e transportit dhe shpërndarjes", thekson Komisioni Evropian.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR