• e enjte, 26 dhjetor 2024

KE-ja pret që kërkesa vendore të nxitë rritjen e BPV-së së vendit

KE-ja pret që kërkesa vendore të nxitë rritjen e BPV-së së vendit

Bruksel, 15 nëntor 2023 (MIA) - Pas rimëkëmbjes nga pandemia e kovid-it, rritja ekonomike e Maqedonisë së Veriut është ngadalësuar si pasojë e uljes së kërkesës së jashtme dhe konsumit më të moderuar të amvisërive, por në periudhën e ardhshme pritet një përshpejtim i moderuar i saj, me zbutjen e mëtejshme të inflacionit, rritje të pagave dhe remitancave nga jashtë, parashikon Komisioni Evropian në parashikimet e tij ekonomike të vjeshtës.

Sipas KE-së, siç raporton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, në periudhën e ardhshme kërkesa e brendshme do të mbetet shtytës kryesor i përshpejtimit të pritur të rritjes së BPV-së së vendit.

Në të njëjtën kohë, deficiti buxhetor pritet të mbetet i rritur, si pasojë e maturimit të detyrimeve të reja dhe kostove të larta të huamarrjes, të cilat do të kufizojnë rënien e borxhit publik nga niveli i tij i lartë i arritur si pasojë e krizës së koronës.

Komisioni Evropian bën me dije se në tremujorin e dytë të vitit 2023 BPV-ja reale u rrit për 1,1 për qind në bazë vjetore, por u ul për 2,1 për qind krahasuar me tremujorin e kuartalit paraprak.

Rritja e shpenzimeve për jetë reflektohet mbi konsumin e amvisërive dhe ajo po ngadalësohet në kuartalin e tretë me rend në 1,6 për qind në nivel vjetor, por sipas KE-së, ajo edhe më tutje mbeti shtytësi kryesor i rritjes së BPV-së. Komisioni parashikon rritje të konsumit, si rezultat i rritjes më të shpejtë të pagave reale, në kushte të rënies së inflacionit.

Sipas KE-së, investimet në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 ishin në nivel të ulët, sepse kompanitë private i kanë shpenzuar rezervat e tyre të mëdha të krijuara në vitin 2022.

"Në gjysmën e parë të vitit 2023, deficiti buxhetor dukshëm është zvogëluar nga niveli më i lartë në vitin 2023, sepse bilanci tregtar shënon rritje për shkak të uljes së çmimeve të energjisë, ndërsa në të njëjtën kohë u rritën edhe remitancat. Në perspektivë, si eksporti ashtu edhe importi duhet gradualisht të rriten", thekson KE.

Megjithatë, sipas Komisionit, kërkesa vendore e rritur do ta nxisë rritjen e importit në dy vitet në vijim, që do të kufizojë ndikimin pozitiv të përforcimit të kërkesës së jashtme dhe eksportit.

KE-ja thekson edhe se ulja e numrit të punëtorëve në tregun e punës, veçanërisht të grave dhe të rinjve, rezulton me rënie shtesë të shkallës së papunësisë. Nga ana tjetër pritet punësimi të vazhdojë me rritjen me tempo mesatare, para se gjithash në sektoret e eksportit, veçanërisht tregtia.

Në parashikimin theksohet se shkalla e inflacionit në vend gradualisht ulet nga niveli i saj më i lartë prej 19,8 për qind në tetor të vitit 2022 dhe në shtator të këtij viti ra në 6,6 për qind.

KE parasheh shkalla e inflacionit në nivel vjetor në vitin 2023 mesatarisht të jetë rreth nëntë për qind, por në periudhën e ardhshme do të paraprijë ulja e tij deri në mesataren afatgjate prej dy prë qind deri në vitin 2025.

"Banka qendrore plotësisht e rriti normën themelore të interesit në nëntë muajt e parë të vitit 2023, por me tempo të ngadalësuar, me çka arriti 6,3 për qind në shtator", shton Komisioni.

Në dokument ceket se ndaj financave publike ndikojnë shpenzimet për detyrim dhe obligimet e reja, edhe pse me ribalancin e buxhetit në shtator shpenzimet plotësuese u mbuluan pa u rritur deficiti për tërë vitin.

"Qeveria e rriti pensionin minimal dhe u dakordua për rritje shtesë prej 10 për qind të rrogave në sektorin publik nga shtatorim, që shton rreth 0,2 për qind të BPV-së në shpenzimet rrjedhëse të projektuara për vitin 2023", ceket një dokument.

Sipas KE-së, me ndryshimet e ligjeve për tatimin personal, korporativ dhe tatimin e vlerës së shtuar, si dhe me tatimin e njëfishtë të solidaritetit, pritet të ardhurat në vitin 2023 të rriten për plotësisht 0,6 për qind të BPV-së.

"Gjithsej, parashihet deficiti buxhetor të ketë rritje të vogël në vitin 2023 në krahasim me vitin 2022. Nën supozimin se Qeveria i zbaton masat e planifikuara për konsolidim fiskal, përfshirë edhe heqjen graduale të subvencioneve energjetike, deficiti buxhetor gradualisht të ulet në vitin 2024 dhe 2025, por megjithatë të mbetet mbi nivelin prej 2,2 për qind të BPV-së nga viti 2019 para pandemisë", ceket në parashikim.

KE parasheh që borxhi shtetëror të lëvizë mbi 50 për qind të BPV-së në afat të mesëm, sepse deficitet primare mbeten të larta, ndërsa normat e interesit rriten.

"Pikëpamjet për rritje mund të çrregullohen nëse projekti kryesor për ndërtim të rrugëve publike përballet me shtyrje të konsiderueshme në zbatim. Perspektiva fiskale gjithashtu mund të përkeqësohet nëse ky projekt pëson tejkalime serioze të shpenzimeve apo nëse shpenzimet për financim rriten më shpejtë nga projektimet", konsideron KE.

Sipas Komisionit, rrezik për rritje mund të paraqesë edhe paqartësia politike në prag të zgjedhjeve në vitin 2024.

"Nga ana tjetër, negociatat prë anëtarësim në BE mund t'i përshpejtojnë reformat strukturore, që do ta rrisë potencialin për rritje të ekonomisë dhe do ta përforcojë qëndrueshmërinë fiskale", konkludon Komisioni evropian në parashikimin ekonomik vjeshtor për vendin. ab/sa/

Foto: KЕ

QËNDRONI TË LIDHUR