• e enjte, 26 dhjetor 2024

KE-ja po krijon një korridor humanitar detar për mbështetjen e popullsisë në Gaza

KE-ja po krijon një korridor humanitar detar për mbështetjen e popullsisë në Gaza

Bruksel, 6 mars 2024 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen planifikon këtë javë të udhëtojë në Qipro për të inkurajuar formimin e një korridori humanitar për mbështetje të popullsisë në Gaza përmes këtij ishulli në Detin Mesdhe, deklaroi sot zëdhënësi i saj.

"Përpjekjet tona janë fokusuar në sigurimin e ndihmës për palestinezët", tha zëdhënësi gjatë brifingut, transmetuan mediat britanike.

Ai shtoi se të gjithë shpresojnë që hapja e korridorit do të ndodh shumë shpejtë.

Programi Botëror për Uhsqim i KB-së (WFP) kumtoi se forcat mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë ndaluar një karvan me ushqim prej 14 kamionësh që është dërguar në Gaza.

"Edhe pse karvani i sotëm nuk mbërriti në pjesën veriore të Gazës, Programi për ushqim vazhdon t'i hetojë të gjitha mënyrat e mundshme për ta bërë atë", tha zëvendësdrejtori ekzekutiv Karl Skau.

Organizata citon se kamionët, pasi forcat e IDF-së i kanë ndaluar dhe rikahëzuar, u pritën nga një "turmë e madhe njerëzish të zhgënjyer të cilët kanë grabitur 200 ton ushqim nga kamionët".

 Rrugët tokësore janë opsioni i vetëm për transportimin e sasive të mëdha të ushqimit të nevojshëm për të parandaluar urinë në Gazën veriore, kumtoi agjencia humanitare, duke shtuar se hedhja e ushqimit me parashutë ishte vetëm një masë e përkohshme që nuk mund të zgjidhë problemin e urisë në Gaza. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR