• e enjte, 26 dhjetor 2024

KE-ja paralajmëroi vazhdimin e përdorimit të glifosatit pasi anëtaret e BE-së nuk arritën marrëveshje për përdorimin e tij

KE-ja paralajmëroi vazhdimin e përdorimit të glifosatit pasi anëtaret e BE-së nuk arritën marrëveshje për përdorimin e tij

Bruksel, 16 nëntor 2023 (MIA) - Vendet anëtare të BE-së edhe në votimin e sotëm të dytë nuk e miratuan propozimin për lejen e përdorimit të herbicidit të diskutueshëm glifosat edhe në 10 vitet e ardshme, pas çka Komisioni Evropian paralajmëroi se do ta vazhdojë lejen për shfrytëzim të tij "nën kushte të caktuara", informon korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Për miratimin e propozimit të Komisionit Evropian ishte e nevojshme shumicë e kualifikuar gjatë votimit të Komitetit të vazhdueshëm për bimë, kafshë, ushqim dhe ushqim për bagëti, gjegjësisht për të të votojnë të paktën 15 nga 27 vende të BE-së, në të cilat jetojnë të paktën 65 për qind nga numri i përgjithshëm i banorëve të Unionit. 

Sipas procedurës të BE-së, pasi propozimi nuk ishte pranuar edhe pas votimit të dytë, për hapat e ardhshëm vendos Komisioni Evropian. 

"Komisioni, bazuar në vlerësimet gjithëpërfshirëse të sigurisë të kryera nga Drejtoria Evropiane për Siguri Ushqimore (EFSA) dhe Agjencia Evropiane e Kimikateve (ECHA), së bashku me shtetet anëtare të BE-së, tani do të zgjasë miratimin për përdorimin e glifosatit për periudhë prej10 vjet, në kushte dhe kufizime të reja", thuhet në njoftimin e KE-së.

Sipas Komisionit Evropian, këto "kushte dhe kufizime të reja" përfshijnë ndalesë për përdorimin e glifosatit para korrjes, si dhe ndërmarrjen e masave për mbrojtje të bimëve të cilat nuk janë cak i shkatërrimit nga ana e hebricidit.

Франција ќе се воздржи од гласање и при денешното изјаснување за предлогот на Европската комисија за одобрување на употребата на спорниот хербицид глифосат и во наредните 10 години, најави фр

Shumica e cilësuar e kërkuar nuk u sigurua as në votimin e parë në Komisionin e Përhershëm më 13 tetor, kur Gjermania, Austria dhe Luksemburgu u shprehën kundër propozimit. Franca më pas "abstenoi", ndërsa edhe para deklaratës së sotme, ministri francez i Bujqësisë, Mark Fesno, njoftoi se vendi i tij do të abstenonte sërish nga votimi për propozimin.

"Nëse nuk ka ndryshim të propozimit, nuk ka arsye që ta ndryshojmë mendimin", deklaroi Fesno për Frans Info.

Pa mbështetjen e Francës, pritej që propozimi nuk do ta sigurojë shumicën e nevojshme të kualifikuar që të miratohet. 

Por, edhe krahas vendimit të KE-së për vazhdimin e përdorimit të glifosatit, çdo vend anëtar mund të sjellë vendim individual për ndalesë të tij në nivel kombëtar. Vendim të tillë tashmë ka sjellë Luksemburgu.

Glifosati si hebricid shfrytëzohet që nga vitet e 70-ta të shekullit të kaluar për shkatërrimin e bimëve të këqija të cilat rriten rreth kulturave bujqësore ose në sipërfaqe publike. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR