• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

KE-ja ndau mbi 380 milionë euro për 133 projekte ekologjike në Evropë, në mesin e të cilëve edhe 1,2 milionë për efikasitet energjetik të objekteve në vend

KE-ja ndau mbi 380 milionë euro për 133 projekte ekologjike në Evropë, në mesin e të cilëve edhe 1,2 milionë për efikasitet energjetik të objekteve në vend

Bruksel, 21 tetor 2024 (MIA) – Komisioni Evropian sot mori vendim që të ndajë më shumë se 380 milionë euro për realizim të 133 projekteve të reja në Evropë në kuadër të Programit për aktivitete lidhur me mjedisin jetësor dhe klimën “Llajf”, në mesin e të cilëve edhe për sigurimin e efikasitetit energjetik të objekteve të përhershme banesore në vend. 

Përndryshe, këto 380 milionë euro përfaqësojnë mbi gjysmën e nevojave të përgjithshme investuese për realizim të projekteve, të cilat janë 574 milionë euro. Mjetet e tjera do të sigurohen nga autoritetet kombëtare, rajonale ose lokale, përmes partneritetit publiko-privat, si dhe nga bizneset dhe organizatat civile. 

Projekti në vend është pjesë e përpjekjeve për harmonizimin e qëllimeve të veta me qëllimet klimatike dhe energjetike të BE-së deri në vitin 2030 dhe ka për qëllim të sigurojë sistem të shërbimeve për rinovim të objekteve banesore me qëllim të sigurimit të efikasitetit të tyre energjetik.

Gjatë kohës së fazës pilot do të jetë subvencionimi i renovimit të 200 shtëpive dhe banesave në Shkup, Kumanovë dhe Koçan me qëllim që të sigurohet mbrojtje e energjisë dhe ulje e emetimeve të gazrave të dëmshme. 

Për projektin nga BE-ja janë paraparë gati 1,20 nga gjithsej 1,26 milionë eurot e nevojshme për realizim të tyre, për çka afati përfundimtar është 30 shtatori i vitit 2027. Koordinator i projektit është Shoqata për strehim human “Habitat Maqedonia” nga Shkupi. 

Projekti bazohet në harmonizimin e legjislacionit të Maqedonisë së Veriut për efikasitet energjetik të ndërtesave me atë të BE-së, që pritet dukshëm të ndikojë ndaj ndërtimit të ndërtesave të reja me efikasitet energjetik. 

Por, nga ana tjetër kur bëhet fjalë për renovimin e objekteve ekzistuese banesore, kjo realizohet me tempo prej rreth një për qind nga numri i tyre i përgjithshëm, që është larg shkallës së rekomanduar për rinovim të BE-së prej pesë për qind. 

Ky projekt ka për qëllim të nxisë përpjekje shtesë për “valën e renovimit” të ndërtesave që të arrihet zbatim i plotë i direktivave të BE-së, prandaj me të parashihet zhvillim dhe zbatim i shërbimeve të integruara për efikasitet energjetik renovim të ndërtesave banesore dhe shtëpi. 

Pritet që me projektin të tejkalohen sfidat lidhur me mungesën e aftësive, kapaciteteve dhe financave për zbatimin e planit kompleks dhe ambicioz për tranzicion drejt energjisë së pastër. 

Projekti pritet të nxisë investime prej rreth tre milionë euro, të kursejë energji primare prej 3,75 gigavat orë në vit, të gjenerojë energji të rinovueshme prej 2,976 gigavat orë në vit dhe të reduktojë emetimet e gazeve serrë me 3584,75 ton dioksid karboni ekuivalent në vit.

Përmes programit “Llajf” duhet të realizojnë një numër të madh të caqeve nga Marrëveshja e Gjelbër Evropiane lidhur me klimën, energjinë dhe mjedisin jetësor, duke përfshirë edhe qëllimin e BE-së që të bëhet neutrale sa i përket klimës deri në vitin 2050 dhe ta ndalojë humbjen e diversitetiit biologjik deri në vitin 2030. 

Sipas KE-së, përveç sigurimit të prosperitet afatgjat për Evropë, këto mjete do të shfrytëzohen për sigurimin e ndikimit të vazhdueshëm ndaj mjedisit jetësor, ekonomisë dhe mirëqenies të të gjithë evropianëve. 

Me vendimin e sotëm, BE-ja do të sigurojë 74 milionë euro nga 143 milionë euro gjithsej që nevojiten, për projekte për nxitjen e ekonomisë rrethore dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, duke reduktuar përdorimin e ujit, mbeturinat industriale dhe shtëpiake, ndotjen e ajrit dhe zhurmës, si dhe për të nxitur riciklimin.

Gjithsej 144,5 milionë euro nga BE-ja do të ndahen për projekte për mbrojtjen e natyrës dhe diversitetit biologjik, për restaurimin e ekosistemeve dhe habitateve të ujërave të ëmbla, detare dhe bregdetare, si dhe për ruajtjen e përmirësuar të shpendëve, insekteve, zvarranikëve, amfibëve dhe gjitarëve. Shuma totale e nevojshme për këto projekte është 216 milionë euro.

Nga gjithsej 110 milionë eurot e nevojshme, BE-ja do të sigurojë gati 62 milionë euro për projekte për rezistencë klimatike dhe zbutje të pasojave nga ndryshimet klimatike. 

Gjithashtu, edhe 99 milionët e nevojshme nga 105 milionë eurot e nevojshme, BE-ja do të dedikojë për projekte për përshpejtim të tranzicionit drejt energjisë së pastër. 

Ndër projektet për të cilat janë siguruar mjetet janë ato për riciklimin e mbetjeve të grafitit nga bateritë në Itali, për të reduktuar pasojat e mbetjeve nga industria e tekstilit në Spanjë, për të prodhuar ujë të freskët në ishujt Kanarie spanjolle, për të shpëtuar zogun e rrallë të kallamishteve të ujit. ( Acrocephalus paludicola) në Belgjikë, Gjermani, Lituani, Poloni, Portugali, Ukrainë, Hungari, Francë, Holandë dhe Spanjë, si dhe për promovimin e "bashkëjetesës paqësore të natyrës dhe stilit të jetesës urbane" në Budapest.

Përveç kësaj janë siguruar mjete për të rritur rezistencën ndaj ndikimit të ngjarjeve ekstreme të motit në vreshtat në Spanjë, Francë dhe Itali dhe në prodhimin e djathrave të famshëm Parmigiano Reggiano, Normandy Camembert dhe Roquefort, për të përshtatur bujqësinë ndaj ndryshimeve klimatike dhe mungesës së ujit në disa vende, si dhe për të reduktuar emetimet e gazeve serrë nga ndërprerësit elektrikë në Belgjikë.

Në mesin e projekteve të cilat do të realizohen përgjatë Evropës janë edhe ato për trajnim digjital për ndërtim të sektorit ndërtimor më efikas dhe inovativ, për nxitje të investimeve në energji të qëndrueshme dhe për mbështetje të bashkësive energjetike për zhvillim të modeleve të biznesit me qëndrueshmëri afatgjate. 

Mjete janë siguruar edhe për projektin për shfrytëzim të realitetit virtual për ndërtim dhe renovim të objekteve me qëllim që të sigurohet emetim zero i gazrave të dëmshme në Bullgari, Greqi, Rumani, Kroaci dhe Çeki. 

Këto 133 projekte që do të marrin ndihmë financiare nga BE-ja ishin zgjedhur nga gjithsej 653 aplikime për mbështetje projekti të dorëzuara në konkursin për Programin “Llajf” në vitin 2023. 

Në kuadër të Programit “Llajf”, i nisur në vitin 1992, deri më tani janë mbështetur më shumë se 6.000 projekte ekologjike dhe klimatike në BE dhe vendet partnere. Për periudhën buxhetore 2021 - 2027, për këtë program janë ndarë 5,43 miliardë euro, që paraqet një rritje prej 60 për qind krahasuar me mjetet e ndara në shtatë vitet e mëparshme. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR