• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

KE-ja miraton Plan për implementimin e Paktit për migracion dhe azil të BE-së

KE-ja miraton Plan për implementimin e Paktit për migracion dhe azil të BE-së

Bruksel, 12 qershor 2024 (MIA) – Komisioni Evropian sot miratoi Planin e përbashkët për implementimin e Paktit për migracionin dhe azilin i cili përcakton hapat kyç që duhet të ndërmerren nga shtetet anëtare për vendosjen e kapaciteteve ligjore dhe operative për zbatimin me sukses të pakos së re të akteve legjislative në dy vitet e ardhshme deri në mesin e vitit 2026.

Komisioni thekson se ky do të jetë një aktivitet i përbashkët që do të mbështesë shtetet anëtare në çdo hap të zbatimit, ndërsa agjencitë e BE-së do të ofrojnë mbështetje operative gjatë këtij procesi.

Plani i Përbashkët i zbatimit ofron model për planet kombëtare të zbatimit që do të miratohen nga shtetet anëtare deri në fund të këtij viti dhe grupon aktivitetet ligjore, teknike dhe operative në 10 blloqe të fokusuara në përpjekjet praktike të zbatimit. Të gjitha blloqet janë thelbësisht të ndërvarura dhe duhet të zbatohen paralelisht.

Blloqet përfshijnë krijimin e një sistemi të përbashkët informacioni për migracionin dhe azilin (Eurodak) dhe një Sistemi të ri të menaxhimit me migracionin në kufijtë e jashtëm të BE-së, duke siguruar standarde të përshtatshme jetese për azilkërkuesit sipas nevojave të tyre, si dhe vendosjen e procedurave të drejta, efikase dhe konvergjente të azilit dhe procedura efikase dhe të drejta për riatdhesimin e atyre që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në BE. Më tej parashihet vendosja e një sistemi të drejtë dhe efikas për funksionimin e rregullave të reja, solidaritet në shpërndarjen e emigrantëve, gatishmëri dhe planifikim për t'iu përgjigjur situatave emergjente dhe krizave, futja e masave të reja mbrojtëse për azilkërkuesit dhe kategoritë e rrezikuara të personave, si dhe zhvendosja e tyre gjithëpërfshirja dhe integrimi.

Plani i përbashkët i implementimit do t'u prezantohet zyrtarisht vendeve anëtare në Këshillin e ardhshëm për Punë të Brendshme të BE-së, si bazë për përgatitjen e planeve kombëtare të zbatimit që do të hartohen deri në dhjetor 2024.

Shtetet anëtare mund të mbështeten në mbështetjen operative, teknike dhe financiare të Komisionit dhe agjencive të BE-së gjatë gjithë procesit, dhe gjithashtu mund të marrin mbështetje nga Instrumenti i mbështetjes teknike i cili do të lëshojë një thirrje të veçantë për mbështetje në zhvillimin e planeve të tyre kombëtare të zbatimit.

Komisioni gjithashtu thekson se me kujdes do të monitorojë progresin e bërë me zbatimin e Paktit dhe do t'i raportojë rregullisht Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së.

Foto: arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR