• e enjte, 26 dhjetor 2024

KE-ja miratoi 25 milionë euro ndihmë shtetërore për zgjerimin e terminalit të LNG në Kërk

KE-ja miratoi 25 milionë euro ndihmë shtetërore për zgjerimin e terminalit të LNG në Kërk

 Bruksel, 7 maj 2024 (MIA) - Komisioni Evropian ka miratuar kërkesën e Kroacisë për ndarjen e 25 milionë euro ndihmë shtetërore për mbështetjen e zgjerimit të terminalit të gazit të lëngshëm natyror (LNG) në ishullin kroat Kërk.

 Sipas vendimit të KE-së, siç raporton korrespondenti i MIA-s, projekti pjesërisht do të financohet edhe përmes Mekanizmit të rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë së BE-së.

Me projektin parashihet që në terminalin ekzistues për LNG në kërk do të instalohet modul shtesë i rigazifikimit me kapacitet 250.000 metra kub në orë. Me këtë, kapaciteti i ri maksimal i rigazifikimit të terminalit do të jetë 700.000 metër kub në orë ose 6.1 miliardë metra kub në vit. Ndihma do të jetë në formën e një granti të drejtpërdrejtë që mbulon një pjesë të shpenzimeve të investimit të operatorit të terminalit "LNG Kroacia".

Sipas Komisionit, ndihma është e nevojshme për të qenë në gjendje të realizohet projekti, i cili do të mundësojë një furnizim më të qëndrueshëm me gaz për Kroacinë dhe rajonin e Evropës Juglindore, do të inkurajojë diversifikimin në furnizimin me energji dhe do t'i japë fund varësisë nga karburantet fosile ruse.

 Foto: LNG Kroaci

 

QËNDRONI TË LIDHUR