• e shtunë, 23 nëntor 2024

KE-ja ka iniciuar anketë për propozim-parimet globale për sigurinë dhe konfidencialitetin e inteligjencës artificiale

KE-ja ka iniciuar anketë për propozim-parimet globale  për sigurinë dhe konfidencialitetin e inteligjencës artificiale

Bruksel, 14 tetor 2023 (MIA) - Komisioni Evropian ka iniciuar një anketë për Propozimin e Parimeve Ndërkombëtare për Organizatat që Zhvillojnë Sisteme të Avancuara të Inteligjencës Artificiale, të krijuar nga G7 në konsultim me palët e interesuara.

Qëllimi i këtyre 11 parimeve të propozuara ndërkombëtare, të harmonizuara nga Procesi i Hiroshimës për Inteligjencën Artificiale, është të promovojë sigurinë dhe besueshmërinë e kësaj teknologjie në nivel global.

"Bazuar në këto parime, anëtarët e G7 synojnë të zhvillojnë një Kod Sjelljeje që do të ofrojë udhëzime për organizatat që zhvillojnë mjete për inteligjencën artificiale", theksoi Komisioni Evropian.

Првото јавно обвинителство на Европската унија ќе ја започне својата работа на 1 јуни и ќе почне истрага за криминали поврзани со буџетот на ЕУ, соопшти Европската комисија.

Sipas nënkryetares së KE-së për vlera dhe transparencë, Vera Jurova, inteligjenca artificiale ofron mundësi, por sjell edhe rreziqe dhe sfida.

"Ne kemi nevojë urgjente për të formuar kornizën për këtë teknologji në një nivel global. Me këto parime, BE-ja dhe demokracitë me të njëjtin mendim do të pajisen me grupin e parë ndërkombëtar të udhëzimeve për të promovuar përdorimin etik dhe të sigurt të sistemeve të avancuara të inteligjencës artificiale dhe për të siguruar respektimin e plotë të të drejtave universale të njeriut", theksoi Jurova.

Eurokomisari për Tregun e Brendshëm Tieri Breton, ndërkohë, theksoi se me Ligjin e saj për Inteligjencën Artificiale, BE-ja është bërë një pionier global në vendosjen e rregullave të qarta dhe proporcionale për inteligjencën artificiale, për t'u marrë me rreziqet dhe për të promovuar inovacionin.

Еврокомесарот за внатрешниот пазар на Европска Унија, Тиери Бретон, кој вчера учествуваше на министерскиот совет за туризам, изјави дека последици врз овој сектор ќе бидат огромни и дека Евро

"Jam i kënaqur që parimet kyçe të Ligjit për Inteligjencën Artificiale shërbejnë si frymëzim për qasjet ndërkombëtare në zhvillimin e rregullimit dhe menaxhimit të inteligjencës artificiale. Kjo pasqyron rolin e Evropës si vendosës global i standardeve", shtoi Breton.

Të gjitha palët e interesuara, siç raporton korrespondenti i MIA-s, janë ftuar të japin kontributin e tyre duke marrë pjesë në anketë jo më vonë se të premten, 20 tetor, pas së cilës, në bazë të përgjigjeve të marra, do të formësohet qëndrimi i BE-së në diskutime për të finalizuar parimet udhëzuese dhe hartimin e një Kodi Ndërkombëtar të Sjelljes për krijuesit e inteligjencës artificiale, i cili duhet të miratohet nga drejtuesit e G7 gjatë këtij vit.

Parimet udhëzuese dhe Kodi i Sjelljes vullnetare do të duhet të plotësojnë globalisht rregullat ligjërisht të detyrueshme sipas Ligjit për Inteligjencën Artificiale, të cilat janë në fazën përfundimtare të harmonizimit në institucionet e BE-së. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR