• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

KE-ja ka filluar hetimin kundër TikTokut për shkeljen e Ligjit për shërbimet digjitale të BE-së

KE-ja ka filluar hetimin kundër TikTokut për shkeljen e Ligjit për shërbimet digjitale të BE-së

Bruksel, 19 shkurt 2024 (MIA) - Komisioni Evopian ka filluar procedurë zyrtare për të vlersuar nëse TikToki mund të ketë shkelë Ligjin e shërbimeve digjitale të BE-së(DSA) në fushat e mbrojtjes së të miturve, transparencës në reklama, si dhe menaxhimin dhe përmbajtja e rreziqeve të dëmshme dhe të varura, njofton korrespodenti i MIA-snga Brukseli.

Siç kumtojnë nga KE-ja, ky vendim është marrë në bazë të hetimeve paraprake të kryera deri më tani, si dhe në bazë të analizës së raportit të vlerësimit të rrezikut dhe përgjigjeve ndaj kërkesave të saj zyrtare për informacion të ofruar nga ana e TikTokit.

"Ky vlersim i tillë është i nevojshëm për të parandaluar rrreziqet e mundshme për realzimin e të drejtës themelore për mirëqenien fizike dhe mendore të përdoruesve, respektimin e të drejtave të fëmijës, si dhe ndikimin në proceset e radikalizmit. Më tutje, masat zbutëse të aplikuara në këtë drejtim, kryesisht mjetet e verifkimit të moshës të përdorura nga TikToki për të parandaluar të miturit nga qasja në përmbajtje të papërshtatshme, mund të mos jenë të arsyeshme, proporcionale dhe efektive", thuhet në kumtesë.

Komisioni ka vënë në dukje se hapja e një procedure formale nuk paragjykon rezultatin e saj dhe se gjatë kohëzgjatjes së saj mund të nisë hetime të tjera lidhur me shkeljet e dispozitave prej DSA, si dhe përhapjen e përmbajtjes ilegale dhe terroriste, abuzimi seksual i fëmijëve në interent ose raporte për krime të dyshuara.

Ligji për shërbimet digjitale nuk përcakton një afat ligjor për përfundimin e procedurave formale, kohëzgjatja e të cilave varet nga disa faktorë, duke përfshirë komppleksitetin e çështjes, shkallën në të cilën platforma bashkëpunon me Komisionin dhe ushtrimin e të drejtave dhe mbrojtjes së saj.

Përndryshe, nga dita e shtunë nga dispozitat e Ligjit për shërbimet digjitale vlejnë për të gjithë faqet e internetit, ndërsa jo vetëm për këto të cilët vitin e kaluar kanë marrë statusin e  "platformave shumë të mëdha onlajn". rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR