• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

KE-ja forcon bashkëpunimin në kontrollin kufitar me Bullgarinë dhe Rumaninë

KE-ja forcon bashkëpunimin në kontrollin kufitar me Bullgarinë dhe Rumaninë

Bruksel, 4 mars 2024 (MIA) - Komisioni Evropian sot ka arritur marrëveshje me Bullgarinë dhe Rumaninë për dy korniza për bashkëpunim me menaxhimin e kufijve dhe migracionit të cilat do të bazohen në draft-pilotin me të dy vendet për procedura më të shpejta të azilit të nisura në mars të vitit 2023 dhe të cilat do të mundësojnë një kalim nga ad- hok drejt çështjeve të qëndrueshme.

"Bullgaria dhe Rumania i kanë dhënë një shtysë të re përpjekjeve të përbashkëta në menaxhimin e kufijve të jashtme dhe migracionit. Nëpërmjet kornizave të bashkëpunimit të rënë dakord sot të dy vendet do të kontribuojnë më tej në përpjekjet e përbashkëta evropiane për t'u marrë me sigurinë e kufijve të jashtëm të BE-së dhe sfidat e migracionit", kumtoi Eurokomisioni.

Siç njofton korrespodenti i MIA-s nga Brukseli, fokusi do të jetë në mbështetjen për forcat në fushën e menaxhimit të kufirit, azilit, sistemin për kthimin e emigrantëve dhe bashkëpunimin e zgjeruar policor në zonën Shengen si dhe fillimin e përgatitjeve për zbatimin e Paktit të ri për migracionin dhe azilin në Bullgari dhe Rumani, veçanërisht në lidhje me planin kombëtar të zbatimit.

Korniza për bashkëpunim bazohet në premisën e legjislacionit të zonës së Shengenit e cila do të jetë plotësisht i zbatueshëm në Bullgari dhe Rumani dhe se nga 31 marsi i vitit 2024 kontrollet në kufijtë e brendshme ajrore dhe detare evropiane do të hiqen. Përkundër kësaj, ata përfshijnë dhe aktivitete për të forcuar më tej bashkëpunimin policor në trajnimin e sfidave ndërkufitare.

Si pjesë e aktiviteteve për mbështetjen e zbatimit të kornizës, Komisioni Evropian shpall mbështetje financiare prej 85 milionë euro nga Instrumenti për menaxhimin e kufirit dhe vizat për periudhën 2021-2027, me qëllim të përmirësimit të kapaciteteve kombëtare të kufijve të jashtëm të BE-së.

Bullgaria dhe Rumania tani mund të aplikojnë dhe për përfshirjen financiare për zgjerimin ose përmirësimin e sistemit ekzistuese të mbikëqyrjes kufitare, si dhe për të blerë automjete dhe pajisje operacionale, duke përfshirë kamerat e zbulimit të lëvizjes dhe të nxehtësisë.

Në mars të vitit 2023 KE-ja filloi dy pilot projekte me Bullgarinë dhe Rumaninë, pas së cilës në tetor ishte bërë shqyrtimi i aktiviteteve, gjatë së cilës u konstatuan rezultate të dukshme në procedurat e azilit, kthimin efikas të emigrantëve, përmirësimin e menaxhimit të kufijve dhe zgjerimin e bashkëpunimit me vendet fqinje. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR