• e premte, 08 nëntor 2024

KE-ja e ka miratuar përdorimin edhe të një vaksine të adaptuar kundër Kovid-19 

KE-ja e ka miratuar përdorimin edhe të një vaksine të adaptuar kundër Kovid-19 

Bruksel, 15 shtator 2023 (MIA) - Komisioni Evropian sot ka miratuar përdorim të vaksinës së adaptuar kundër koronavirusit "Spajkvaks Iks-Be-Be.1.5" („Spikevax XBB.1.5“) për fushatën e vjeshtës për vaksinim në vendet-anëtare të BE-së.

Siç komunikoi Eurokomisioni, bëhet fjalë për adaptimin e tretë të kësaj vaksine të prodhuesit "Moderna" me qëllim që t'i përgjigjet varianteve të reja të Kovid-19.

Paraprakisht, më 1 shtator, Komisioni Evropian, e miratoi përdorimin  në fushatën e vjeshtës për vaksinim kundër Kovid-19 dhe të vaksins së re të adaptoar të "Biontek-Fajzer", "Komirnati Iks-Be-Be.1.5" („Comirnaty XBB.1.5“).

Lidhur me miratimin e sotëm të vaksinës së re, komisarja evropiane për shëndet dhe sigurinë ushqimore, Stela Kiriakides, theksoi se vaksinimi mbetet mjeti më efektiv kundër Kovid-19 dhe viruseve të gripit sezonal që pritet të qarkullojë këtë vjeshtë dhe dimër.

Vendimi për miratimin e vaksinës “Spajkvaks Iks-Be-Be.1.5” vjen pas vlerësimit nga Agjencia evropiane e barnave (EMA), të kryer sipas mekanizmit të vlerësimit të përshpejtuar.

Miratimi u krye pas një procedure të përshpejtuar në mënyrë që vendet anëtare të mund ta prokurojnë atë në kohë dhe të përgatiten për fushatat e ardhshme të vaksinimit, thekson KE-ja. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR