• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

KE-ja do të sigurojë 600 milionë euro për furnizim të 12 aeroplanëve për shuarjen e zjarreve

KE-ja do të sigurojë 600 milionë euro për furnizim të 12 aeroplanëve për shuarjen e zjarreve

Bruksel, 25 mars 2024 (MIA) - Komisioni Evropian do ta financojë furnizimin e aeroplanëve të rinj për shuarjen e zjarreve që ta rrisë kapacitetein e Mekanizmit për Mbrojtje Civile të BE-së për përballje me stuhitë e zjarrit, njoftoi sot zëdhënësi i KE-së për ndihmë humanitare dhe menaxhim me kriza, Ballazh Ujvari.

"Nga fondet e BE-së do të shfrytëzohen 600 milionë euro për blerje të 12 aeroplanëve të rinj, të cilët do të jenë të stacionuar në gjashë vende anëtare - Kroacia, Franca, Italia, Portugalia dhe Spanja", deklaroi Ujvari, duke shtuar se aeroplanët do të dërgohen deri në vitin 2027. 

Këta aeroplanë të rinj do të mund të shfrytëzohen për shuarje të zjarreve në Bashkimin Evropian dhe 10 vende të fqinjësisë, duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, veçanërisht gjatë muajve të verës kur jetët, shtëpitë dhe mjetet për jetë bëhen gjithnjë e më të rrezikuara nga zjarret pyjore nga përmasa të mëdha. 

Ujvari njoftoi se komesari për menaxhim me kriza, Janez Lenarçic sot në Zagreb ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes Qeverisë së Kroacisë dhe korporatës kanadeze për blerje të aeroplanëve të specializuar për shuarjen e zjarreve. Para pak kohësh marrëveshje e ngjashme për shuarje të zjarrit nënshkroi edhe Qeveria e Greqisë. 

Цивилниот механизам за заштита на ЕУ денеска испорача над 2,2 милиони дози вакцини во Иран за бегалците од Авганистан.

Sipas Lenarçiç, marrëveshjet e tilla për blerje të aeroplanëve do të ndihmojnë për mbrojtje të qytetarëve në mbarë Evropën. 

"E uroj Kroacinë, si dhe Greqinë, të cilat ishin të parat që nënshkruan marrëveshjet për blerjen e aeroplanëve, të cilët do të formojnë gjeneratën e re të kapaciteteve evropiane të zjarrfikësve të aviacionit. Falenderoj gjithashtu Kanadanë për lehtësimin e lidhjes së marrëveshjeve me kompaninë përkatëse për të vazhduar prodhimin e këtyre aeroplanëve shumë të nevojshëm. Do të paguhet 100 për qind nga Komisioni Evropian, si pjesë e kapaciteteve tona të forcuara zjarrfikëse. Ne jemi të gatshëm të luftojmë zjarret edhe më intensive në pyje në Evropë", shtoi Lenarçiq.

Komisioni Evropian para pesë viteve e përmirësoi Mekanizmin për mbrojtje civile të BE-së me përfshirjen e një flote të aeroplanëve dhe helikopterëve zjarrfikës. 

Mekanizmi ka për qëllim që t'i sigurojë KE-së qasje të koordinuar për parandalim, reagim dhe përballje me zjarre pyjore, nëse vëllimi i tyre i tejkalon kapacitetet kombëtare për përgjigje. Në Mekanizëm, përveç 27 vendeve anëtare të BE-së janë të përfshira edhe Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Islanda, Moldavia, Norvegjia, Serbia, Turqia, Mali i Zi dhe Ukraina. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR