• e enjte, 26 dhjetor 2024

KE siguroi 50 milionë euro ndihmë makrofinanciare për vendin

KE siguroi 50 milionë euro ndihmë makrofinanciare për vendin

 Bruksel, 10 maj 2024 (MIA)  - Komisioni Evropian siguroi kredi për Maqedoninë e Veriut në vlerë prej 50 milionë euro, si këst të parë nga operacionit aktual për ndihmë makrofinanciare për vendin, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Siç bëri të ditur sot Komisioni Evropian, këto fonde duhet të sigurojnë mbështetje shtesë për Maqedoninë e Veriut, ekonomia e së cilës është prekur seriozisht nga kriza energjetike e shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë. 

"Ndihma do ta mbështesë stabilitetin makroekonomik dhe do të sigurojë reforma të mëtejshme në lidhje me programin aktual të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Maqedoninë e Veriut. Kjo do ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut edhe të përparojë në rrugën e saj evropiane", shtohet në kumtesë.

Sigurimi i kësaj mbështetjeje vijon pasi Komisioni Evropian ka përcaktuar se vendi i ka përmbushur detyrimet politike relevante të rëna dakord me BE-në për lirimin e këstit të parë.  

"Maqedonia e Veriut ka bërë përparim në fushën e financave publike me formimin e një këshilli të pavarur fiskal dhe me përforcimin  e menaxhimit me investimet publike. Për t'i përmirësuar të ardhurat publike, Maqedonia e Veriut miratoi masa të politikës tatimore të cilat  e zgjerojnë bazën tatimore. Qeveria, gjithashtu, arriti përparim të mëtejshëm drejt formalizimit të ekonomisë informale dhe mori masa për të përmirësuar efikasitetin e energjisë. Në fund, Qeveria e përforcoi gjyqësorin me një Strategji të re për reforma në gjyqësor", potencon Komisioni Evropian. 

 Ndryshe,  operacioni i përgjithshëm aktual për ndihmë makrofinanciare për vendin është në një vlerë të përgjithshme deri në 100 milionë euro në formë të kredive. Pas pagesës së këtij kësti të parë prej 50 milionë euro, mbetet në dispozicion kësti i dytë në të njëjtën shumë, lirimi i të cilit do të varet nga përparimi në zbatimin e kushteve të dakorduara.

Ndihma makrofinanciare është pjesë e angazhimit më të gjerë të BE-së me vendet fqinje, të të destinuar si instrumenti i jashtëzakonshëm i Unionit për përgjigje ndaj krizave, të disponueshëm për vendet në procesin e zgjerimit, si dhe për vendet në fqinjësinë më të gjerë evropiane që kanë probleme serioze me të bilancin pagesor. 

Propozimi i KE-së për këtë operacion të ndihmës makrofinanciare për Maqedoninë e Veriut u miratua nga ana e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të  BE-së më 12 korrik të vitit të kaluar. Në përgjithësi, që nga viti 2020, kështu janë 50 milionë eurot e fundit, BE vendit i ka paguar rreth 210 milionë euro mbështetje në kuadër të ndihmës makrofinanciare. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR