• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

KE me rastin e Ditës Botërore të Oqeaneve: Mbrojtja e oqeaneve mbetet prioritet për BE-në

KE me rastin e Ditës Botërore të Oqeaneve: Mbrojtja e oqeaneve mbetet prioritet për BE-në

Bruksel, 8 qershor 2024 (MIA) - Oqeanet janë me rëndësi jetike për jetën në Tokë, pasi ato luajnë një rol kyç në rregullimin e klimës duke siguruar më shumë oksigjen se të gjitha pyjet së bashku dhe janë më të rëndësishmit në përballjen me sfidat globale, siç janë sigurimi i ushqimit, energjisë dhe tranzicionit  të shpejtë të gjelbër, theksuan në deklaratën e përbashkët me rastin e Ditës botërore të oqeanëve - 8 qershor, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Zhozep Borell dhe komisioneri evropian për mjedisin jetësor, oqeanet dhe peshkimin, Virxhinijus Sinkeviçius.

"Temperaturat e oqeaneve, megjithatë, nuk kanë qenë kurrë më të larta dhe jeta detare po zhduket me një rritëm të paparë, duke e vënë botën në rrezik. Oqeanët tanë, të cilët funksionojnë pastruesi më i madh i karbonit në planetin tonë, nuk mund të presin për një kthesë dramatike të ngjarjeve, ndërsa nuk mundemi as ne. Që nga Dita botërore e oqeanëve e vitit të kaluar, ne ishim dëshmitarë të një përparimi premtues në mbrojtjen e oqeanëve. Më 19 qershor të vitit 2023, u miratua një marrëveshje historike për ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshë të diversitetit biologjik detar në det të hapur, e njohur si Marrëveshja BBNJ. Me votimin në Parlamentin Evropian më 24 prill, BE-ja është një hap më afër ratifikimit të Marrëveshjes, theksohet në mesazhin.

Borel dhe Sinkeviçius thonë se tani duhet të arrihet numri prej gjashtëdhjetë ratifikimeve të Marrëveshjes në mënyrë që ajo të hyjë në fuqi dhe të vazhdojë zbatimin e saj efektiv.

"Qëllimi ynë është që kjo të ndodhë në Konferencën e Oqeanit të OKB-së në qershor 2025 në Francë. BE po merr masa. Qëndrueshmëria e oqeaneve është një prioritet i diplomacisë së gjelbër të BE-së. Në konferencën e 9-të "Oqeani ynë" që u mbajt në Greqi në fillim të këtij viti, BE-ja mori 40 angazhime të reja për një oqean të sigurt, të pastër, të shëndetshëm dhe të menaxhuar në mënyrë të qëndrueshme, duke siguruar rreth 3,5 miliardë euro fonde të ndryshme të BE-së, që është kontributi më i lartë i BE-së që nga Konferenca jonë e parë "Oqeanit  ynë" një dekadë më parë. Angazhimi ynë mbetet i rrënjosur në parimet e dialogut, partneritetit dhe solidaritetit me partnerët tanë në mbarë botën", theksohet në deklaratën.

Përfaqësuesit e KE-së theksojnë se mbrojtja e oqeaneve mbetet një prioritet për BE-në, prandaj blloku përpiqet të zgjerojë gamën e zonave të mbrojtura detare në Oqeanin Jugor dhe përpiqet për rezultat ambicioz të negociatave për krijimin e një instrumenti ndërkombëtar ligjërisht të detyrueshëm për mbrojtjen nga ndotja nga plastika në mjedisin detar. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR