• e enjte, 26 dhjetor 2024

KE: Bullgaria vetë vendosë se si do t'i përdorë të ardhurat nga taksat për transit të gazit rus

KE:  Bullgaria vetë vendosë se si do t'i përdorë të ardhurat nga taksat për transit të gazit rus

Bruksel, 1 nëntor 2023 (MIA) - Bullgaria ka të drejtë vetë të vendosë si do t'i përdorë të ardhurat që do të realizojë nga mbledhja e taksës për transitin e gazit të importuar rus përmes territorit bullgar, tha zëdhënësi i Komisioni Evropian për veprim klimatik dhe energji Tim Mekfi. 

"Tarifat që i paguan Bullgaria për transit të gazit rus drejt Serbisë, Hungarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë një masë kombëtare dhe për këtë arsye është e drejtë e Bullgarisë të vendosë se ku do t'i destinojë këto të ardhura", deklaroi Mekfi, duke shtuar se në 11 pakot e masave që BE i prezantoi kundër Rusisë në fushën e sanksioneve energjetike parashikohen vetëm për naftën dhe qymyrin, por jo edhe për gazin.

Bullgaria më 13 tetor vendosi një tarifë për transitin e gazit rus përmes territorit të saj në shumën 10 euro për megavat në orë, nga e cila pret të ardhura vjetore prej 1,2 deri në 1,5 miliardë euro, fonde të cilat, siç paralajmëroi javën e kaluar nga Bullgari, kryeministri Nikolaj Denkov, ata mund të përfundojnë drejtpërdrejtë në buxhetin e BE-së.

Vendosja e taksës shkaktoi reagime në Beograd dhe Budapest të cilët pretendojnë se do të rezultojë me një rritje prej 20 për qind të çmimit të gazit rus për përdoruesit, ndërsa Sofja thekson se pagesa e taksës nuk është përgjegjësi e vendeve ndaj të cilave energjia shpërndahet, por e furnizuesit, kompanisë ruse "Gazprom".

Sofja pret që të ardhurat e para nga taksa e re të jenë në llogarinë e saj më 14 nëntor, por disa ekspertë bullgarë të energjisë janë skeptikë se vendi do të marrë fonde. Eksperti Kalojan Stojkov për "Euroaktiv" ka thënë se gazsjellësi nëpër të cilin transiton gazi, "vështirë se mund të cilësohet si rus, sepse lidhë disa burime të energjisë".

"Gazprom" ende nuk është prononcuar për taksën e re të energjisë dhe nuk dihet nëse ka ndërmend ta paguajë. Ministri bullgar i Financave Asen Vasilev javën e kaluar deklaroi se nëse "Gazprom" refuzon të paguajë tarifën, garancitë e tij financiare për kontratat në Bullgari do të konfiskohen dhe mund të përballet me konfiskimin e aseteve në vend. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR