• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

KE: BE-ja mbetet fuqishëm e përkushtuar në çrrënjosjen e menjëhershme të dhunës ndaj grave

KE: BE-ja mbetet fuqishëm e përkushtuar në çrrënjosjen e menjëhershme të dhunës ndaj grave

Bruksel, 25 nëntor 2024 (MIA) - Të gjitha format e dhunës ndaj grave janë të neveritshme dhe ato paraqesin shkeljen e të drejtave të njeriut dhe minimin e vlerave bazë të Bashkimit Evropian theksohet në deklaratën e përbashkët të Komisionit Evropian dhe përfaqësuesit të lartë të BE-së për punë të jashtme dhe siguri Zhozep Borrell me rastin e Ditës Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave - 25 nëntori.

"Përkushtimi ynë për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave në mbarë botën është prioritet i rëndësishëm për veprimin e jashtëm të BE-së, jo vetëm në rolin e BE-së si donator kryesor humanitar. Konfirmojmë përkushtimin tonë për çrrënjosje të menjëhershme të dhunës ndaj grave dhe vajzave në bashkëpunim me vendet partnere, shoqërinë civile, grupet për të drejtat e grave dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut", thuhet në deklaratë.

KE-ja dhe Borrelli theksojnë se gratë në mbarë botën vazhdojnë të durojnë dhunë fizike, seksuale, psiçike dhe ekonomike, si oflajn ashtu edhe onlajn. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR