• e shtunë, 04 janar 2025

KB-ja u ka bërë thirrje autoriteteve palestineze që ta heqin ndalesën për Al Xheziran

KB-ja u ka bërë thirrje autoriteteve palestineze që ta heqin ndalesën për Al Xheziran

Ramallah, 2 janar 2025 (MIA) - Kombet e Bashkuara sot u kanë bërë thirrje autoriteteve palestineze që ta revokojnë vendimin e tyre për ndalesë të kanalit televiziv "Al Xhezira" me seli në Katar, me arsye se emeton materiale dhe raportime nxitëse.

"Thellë jemi të brengopsur për shkak të suspendimit të 'Al Xhezira'-s dhe gazetarëve të saj nga Bregu Perëndimor në kushte të trendit shqetësues të shtypjes së lirisë së mendimit dhe shprehjes në territoret palestineze", ka shkruar Komisariati i lartë i KB-së për të drejtat e njeriut.

"I bëjmë thirrje Drejtorisë palestineze që ta ndryshojë kursin dhe t'u përmbahet obligimeve të veta sipas së drejtës ndërkombëtare", thuhet në porosinë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR