KB-ja u bëri thirrje të gjitha palëve "për arsyeshmëri"
- Shefi i të drejtave të njeriut i Kombeve të Bashkuara i dënoi sulmet në Lindjen e Mesme dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të kthehen në negociata, duke thënë se sulmet do të rezultojnë vetëm në "vdekje, shkatërrim dhe mjerim njerëzor".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:06, 28 shkurt, 2026
Nju-Jork, 28 shkurt 2026 (MIA) - Shefi i të drejtave të njeriut i Kombeve të Bashkuara i dënoi sulmet në Lindjen e Mesme dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të kthehen në negociata, duke thënë se sulmet do të rezultojnë vetëm në "vdekje, shkatërrim dhe mjerim njerëzor".
"I dënoj sulmet ushtarake në të gjithë Iranin këtë mëngjes nga ana e Izraelit dhe ShBA-ja, si dhe sulmet hakmarrëse pasuese nga Irani", deklaroi Folker Turk në komunikatë.
"Si dhe gjithmonë, në çdo konflikt të armatosur, civilët janë ata që në fund të fundit paguajnë çmimin më të lartë", theksoi ai.
Turk tha se raketat dhe bombat nuk janë "mënyrë për zgjidhjen e dallimeve", por vetëm "do të rezultojnë në vdekje, shkatërrim dhe mjerim njerëzor".
"Për të shmangur këto pasoja të tmerrshme për civilët, bëj thirrje për përmbajtje dhe u lutem të gjitha palëve për arsyeshmëri, të ulin tensionet dhe të kthehen në tryezën e negociatave ku po kërkonin në mënyrë aktive një zgjidhje vetëm disa orë më parë", tha ai.
Foto: EPA