• e martë, 24 dhjetor 2024

KB-ja "thellësisht e shqetësuar" pas sulmit në Bejrut, bën thirrje për "përmbajtje maksimale"

KB-ja

Nju Jork, 20 shtator 2024 (MIA) -  Kombet e Bashkuara njoftuan se janë "thellësisht të shqetësuar" pas sulmit izraelit që vrau një komandant të lartë të Hezbollahut në kryeqytetin libanez Bejrut dhe u bënë thirrje të gjitha palëve të tregojnë "përmbajtje maksimale".

"Ne, kuptohet, jemi shumë të brengosur për përshkallëzimin e rritur...Duke përfshirë edhe sulmet vdekjeprurëse që pamë sot në Bejrut. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që menjëherë të de-përshkallëzojnë. Të gjithë duhet të tregojnë përmbajtje maksimale", tha Stefan Dizharik, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh.

Në sulmin, të cilin IDF e përshkroi si "të shënjestruar", vdiqën Ibrahim Akil, kreu i forcave elitare të Hezbollahut  - Radvan, dhe të paktën 10 komandantë tjerë të Hezbollahut në periferinë Dahije të Bejrutit, që konsiderohet vatër e Hezbollahut. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR