KB-ja reagon ndaj paralajmërimit të Putinit: Pasojat mund të jenë katastrofike
- Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin për shkak të vendimit të Rusisë që të tërhiqet nga traktati historik për kontrollin e armëve bërthamore.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 20:19, 21 shkurt, 2023
Nju-Jork, 21 shkurt 2023 (MIA) – Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin për shkak të vendimit të Rusisë që të tërhiqet nga traktati historik për kontrollin e armëve bërthamore.
Presidenti rus Vladimir Putini sot tha se do t'i japë fund pjesëmarrjes së Rusisë në marrëveshjen Starti i ri.
"Bota pa kontroll të armëve bërthamore është shumë më e rrezikshme, më e paqëndrueshme, me pasoja potencialisht katastrofike", tha zëdhënësi i KB-së Stefan Dizharik.
“Duhet të bëhen të gjitha përpjekjet që të shmanget ky rezultat, duke përfshirë kthimin urgjent të dialogut, shtoi ai.
Qeveria britanike paraprakisht i bëri thirrje Putinit të "heqë dorë nga vendimi i tij i përshpejtuar", ndërsa SHBA-ja tha se ishte "thellësisht i gabuar dhe i papërgjegjshëm". ar/
Foto: KB