• e mërkurë, 03 korrik 2024

KB-ja paralajmëroi për rrezik nga uria në Gazë para votimit për rezolutën e Këshillit të Sigurimit

KB-ja paralajmëroi për rrezik nga uria në Gazë para votimit për rezolutën e Këshillit të Sigurimit

Nju-Jork, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Kombet e Bashkuara sot paralajmëruan se lufta mes Izraelit dhe Hamasit po e shtyn Rripin e Gazës në uri para votimit të sotëm të pritshën në Këshillin e Sigurimit për rezolutën me të cilën kërkohet ndihmë e rritur për territorin palestinez, por jo edhe ndërprerje e zjarrit.

Krahas kësaj, në rrjedhë janë përpjekjet diplomatike për vendosje të pauzës së re në luftën më të keqe në Gazë, deri më tani, të shkaktuar nga sulmet e Hamasit ndaj Izraelit në tetor.

Kushtet në territoret palestineze po përkeqësohen, ndërsa Këshilli i Sigurimit i KB-së ende po engocion për rezolutën me të cilën do të rritej dërgesa e ndihmës.

E tërë popullata e Gazës po përballet me "rrezik të drejtpërdrejtë nga uria", paralajmëroi KB-ja, duke shtuar se më shumë se gjysma e 2,3 milionë banorëve po përballen me "kushte katastrofale".

"Me javë paralajmërojmë se me privimin dhe shkatërrimin e këtillë, çdo ditë e kalaur do të sjellë më shumë uri, sëmundje dhe dëshpërim tek banorët e Gazës", kumtoi zëvendës-sekretari i KB-së për çështje humanitare dhe koordinues për gjendje të jashtëzakonshme, Martin Grifits në platformën X.

Projekt-rezoluta më e re e Këshillit të Sigurimit të KB-së bën thirrje për "hapa urgjent, menjëherë të mundësohet qasje e sigurt dhe e papengueshme dhe të krijohen kushte për ndërprerje të qëndrueshme të armiqësive".

Në dokument nuk bëhet thirrje për ndërprerje urgjente të konfliktit.

Me mbështetje të SHBA-së, aleates së tyre, Izraeli e kundërshton termin për ndërprerje të zjarrit.

Kryeministri izraelit, Benjamin netanjahu të mërkurën deklaroi se nuk do të ketë ndërprerje të zjarrit derisa Hamasi nuk eliminohet.

Ambasadorja e SHBA-së në KB, Linda Tomas-Grinfilld deklaroi se Uashingtoni do ta mbështesë rezolutën nëse drafti votohet në atë formë. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR