• e enjte, 26 dhjetor 2024

KB-ja organizon takim për të mbledhur para për zgjidhjen e krizës humanitare në Sudan

KB-ja organizon takim për të mbledhur para për zgjidhjen e krizës humanitare në Sudan

Gjenevë, 19 qershor 2023 (MIA) - Përfaqësues të vendeve nga Lindja e Mesme dhe Evropa marrin pjesë sot në takim në Gjenevë, të organizuar nga Kombet e Bashkuara (KB) për të mbledhur para për zgjidhjen e krizës humanitare në Sudan.

Në takimin marrin pjesë përfaqësues të Egjiptit, Gjermanisë, Katarit, Arabisë Saudite, Unionit Afrikan dhe Bashkimit Evropian. 

KB-ja njofton se takimi është i nevojshëm sepse më pak se 16 për qind nga 2,57 miliardë dollarë të nevojshme janë siguruar për programin e saj për ndihmë urgjente pas luftës që shpërtheu më 15 prill.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh në hapje të konferencës tha se Sudani "po bie në vdekje dhe shkatërrim me një shkallë të paprecedentë" dhe se pa mbështetje të fortë ndërkombëtare "ai mund të bëhet shpejt një vend anarkie, që do të shkaktonte pasiguri në tërë rajonin".

KB-ja bëri dy thirrje për donatorët: për të mbledhur ndihma humanitare për Sudanin dhe ndihmë për vendet ku ka refugjatë nga Sudani.

Përleshjet në Sudan po zhvillohen më shumë se dy muaj, derisa armata dhe forcat paramilitare për përkrahje të shpejtë (RSF) luftojnë për kontroll ndaj vendit. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR