• e martë, 17 mars 2026

KB-ja miratoi rezolutë e cila bën thirrje për paqe në Ukrainë

KB-ja miratoi rezolutë e cila bën thirrje për paqe në Ukrainë

Nju Jork, 24 shkurt 2026 (MIA) – Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara sot miratoi rezolutë, me të cilën bën thirrje për paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të përhershme në Ukrainë. 

Rezolutën e parashtroi Ukraina me më shumë se 45 shtete bashkësponzorizuese, ndërsa është miratuar me 107 vota “për” në mesin e të cilave edhe Maqedonia e Veriut, 12 “kundër”, në mesin e të cilave edhe Rusia, dhe 51 të “përmbajtur” në mesin e të cilave edhe SHBA-ja. 

Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski në platformën Iks falënderoi 107 vendet të cilat sot përkrahën Ukrainën në mbrojtje të jetës. 

“Asambleja e Përgjithshme miratoi rezolutën tonë në mbështetje të paqes së qëndrueshme me thirrje të qarta për armëpushim të plotë dhe kthimin e popullit tonë. Këto janë hapa të përshtatshëm dhe të nevojshëm, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë aktive për të arritur paqen me partnerët tanë”, tha Zelenski. fc/

Foto: KB

QËNDRONI TË LIDHUR