• e enjte, 26 dhjetor 2024

KB-ja kritikon gjeneralët nigerianë të cilët morën pushtetin

KB-ja kritikon gjeneralët nigerianë të cilët morën pushtetin

Nju-Jork, 18 gusht 2023 (MIA) - KB-ja i ka kritikuar gjeneralët e Nigerit, të cilët morën pushtetin në Niamej "për shkak të tekave", duke vënë në dukje se "vetë nocioni i lirisë në Niger është në pikëpyetje".

 "Gjeneralët nuk mund ta kërkojnë të drejtën, me teka, të provokojnë vullnetin e popullit. Ligji për  armë nuk k vend në botën e sotme", tha Volker Turk në një deklaratë, Komisioneri i Lartë i KB-së për të Drejtat e Njeriut, në kumtesë.

 Turk thekson se zgjedhjet e vitit 2021 në të cilat fitoi presidenti Mohamed Bazum, aktualisht i burgosur i ushtarëve që morën pushtetin, ishin "tranzicioni i parë demokratik në historinë e vendit i shënuar nga grushtet shtet".

 Turk, gjithashtu, tha se "është i "shqetësuar për shkka të vendimit të shpallur të puçistëve që ta ndjekin Mohamed Bazumin dhe bashkëpunotërt e tij për tradhti".

"Ai vendim për presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike nuk është vetëm i motivuar nga arsye politike, por nuk ka asnjë bazë ligjore, sepse është e pamundur për punën normale të institucioneve demokratike", theksoi ai.

Turk u bëri thirrje gjeneralëve të lirojnë Bazumin dhe "të vendosin menjëherë rendin kushtetues". Në të njëjtën kohë, ai kërkoi "qasje të lirë dhe gjithëpërfshirëse në ndihmën humanitare" në vend. qa/ar/

foto: Arkivi i MIA-së

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR