• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

KB-ja ka shprehur shqetësim për civilët në Rripin e Gazës

KB-ja ka shprehur shqetësim për civilët në Rripin e Gazës

Gjenevë, 13 tetor 2023 (MIA) - Kombet e Bashkuara shprehin shqetësim të thellë për të gjithë civilët në Rripin e Gazës, pasi Izraeli i urdhëroi gjithë popullatës ta lëshojë veriun, për shkak të sulmeve ajrore dhe thellimit të krizës humanitare.

Zëdhënësi i KB-së Stefan Dijarik tha se pret rreth 1,1 milionë njerëz të braktisin pjesën veriore të Gazës, duke shtuar se urdhëri i njejtë ka të bëjë me gjithë personelin e KB-së dhe të atyre që janë akomoduar në objektet e KB-së, duke përfshirë shkollat, qendrat shëndetësore dhe klinikat.

Nga KB-ja theksuan se dy spitalet kryesore në Rripin e Gazës, spitali indonezian dhe Shifa, tashmë e tejkaluan kapacitetin e përgjithshëm prej 760 shtretërve, ndërsa spitalet në jug të Gazës gjithashtu janë të "mbingarkuara". KB-ja thekson se zhvendosja e pacientëve, siç janë të rriturit e lënduar, fëmijët dhe foshnjat në kujdes intensiv, për ta do të ishte një "dënim me vdekje". 

KB-ja gjithashtu, i përsëriti thirrjet e saj për lirim urgjent të pengjeve të cilët i mbante grupi militant palestinez Hamas, si dhe mbrojtja e civilëve dhe qasje urgjente të ndihmës në enklavë.

Këshilli i Sigurimit të KB-së duhet të takohet sot në Nju-Jork pas dyerve të mbyllura për të biseduar për situatën në Gaza. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR