• e enjte, 26 dhjetor 2024

KB-ja ka ndarë 100 milionë dollarë për ballafaqim me 10 kriza humanitare

KB-ja ka ndarë 100 milionë dollarë për ballafaqim me 10 kriza humanitare

Nju-Jork, 30 gusht 2024 (MIA) - Kombet e Bashkuara kanë ndarë 100 milionë dollarë për të ndihmuar në ballafaqimin me 10 kriza humanitare pamjaftueshëm të financuara në Afrikë, Amerikën Veriore/Jugore, Azi dhe Lindjen e Afërt.

“Më shumë se një e treta e mjeteve shkojnë për ndihmë në Jemen (20 milionë dollarë) dhe në Etiopi (15 milionë dollarë), ku shumë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe po vuajnë nga uria, sëmundjet dhe fatkeqësitë natyrore", tha zëdhënësi i KB-së.

Vende të tjera të cilët do të financohen janë Mianmar (12 milionë dollarë), Mali (11 milionë dollarë), Burkina Faso (10 milionë dollarë), Haiti (nëntë milionë dollarë), Kamerun dhe Mozambik (nga shtatë milionë dollarë), si dhe ato të prekura nga klima e fenomenit El Ninjo - Burundi dhe Malavi, të cilët do marrin nga pesë, respektivisht katër milionë dollarë.

"Ne kemi nevojë urgjente për vëmendje të shtuar dhe të qëndrueshme nga donatorët për ballafaqim me këto kriza", tha Xhojs Mshua nga Agjencia e KB-së për koordinimin e çështjeve humanitare. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR