KB-ja e dënoi vendimin e Izraelit për ta ndërprerë hyrjen në Gazë për dhjetëra organizata humanitare
- Komisari i lartë i KB-së për të drejtat e njeriut, Folker Tirk e vlerësoi si "skandaloz" kërcënimin e Izraelit që nga janari ta ndërpres punën e dhjetëra organizatave humanitare në Gazë dhe u ka bërë thirrje shteteve që urgjentisht të kërkojnë nga Izraeli ndryshim të politikës së tij.
- Post By Besnik Shuki
- 18:05, 31 dhjetor, 2025
Gjenevë, 31 dhjetor 2025 (MIA) - Komisari i lartë i KB-së për të drejtat e njeriut, Folker Tirk e vlerësoi si "skandaloz" kërcënimin e Izraelit që nga janari ta ndërpres punën e dhjetëra organizatave humanitare në Gazë dhe u ka bërë thirrje shteteve që urgjentisht të kërkojnë nga Izraeli ndryshim të politikës së tij.
"Vendimi izraelit për ndërprerje të veprimtarisë së shumë organizatave humanitare në Gazë është skandaloz", theksoi ai.
Ai shtoi se mbylljet arbitrare në mënyrë shtesë e përkeqësojnë situatën edhe ashtu të padurueshme për popullatën në Gazë.
Organizata islamiste Hamas, nga ana e saj, i vlerësoi si sjellje kriminele dispozitat izraelite, sipas të cilave 37 organizata humanitare prej nesër përballen me kërcënimin e ndalimit të hyrjes në Gazë.
"Kjo është pjesë e përpjekjeve të pushtuesve për të politizuar punën humanitare dhe për ta shndërruar atë në instrument për shantazh kundër popullit tonë palestinez", theksoi lëvizja, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare "të ndërmarrë masa urgjente dhe efektive për të dënuar këtë sjellje kriminale". bsh/
Foto: Tirk në X