• e enjte, 26 dhjetor 2024

KB-ja bëri thirrje emergjente për ndihmë për Sirinë prej rreth 400 milionë dollarë

KB-ja bëri thirrje emergjente për ndihmë për Sirinë prej rreth 400 milionë dollarë

Nju-Jork, 14 shkurt 2023 (MIA) - Kombet e Bashkuara bënë thirrje për ndihmë prej 397 milionë dollarë për të prekurit nga tërmeti në Siri, ku kanë humbur jetën mijëra njerëz, ndërsa miliona njerëzve të tjerë u nevojitet ndihmë emergjente. 

"Sot ju bëj të ditur se KB-ja ka bërë thirrje humanitare për 397 milionë dollarë për popullatën e prekur nga tërmeti në Siri. Kjo do të jetë e mjaftueshme për tre muaj", tha sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh.

Ai ju bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare të KB-së "në tërësi dhe pa vonesa ta financojnë" thirrjen për ndihmë për garantimin e ndihmës humanitare e cila, siç bëri të ditur, "dëshpërimisht është e nevojshme për afro pesë milionë sirianë" dhe e cila përfshin strehim, kujdes mjekësor dhe ushqim.

"Nevojat janë të mëdha dhe të gjithë e dimë se ndihma e shpëtimit nuk vjen me shpejtësinë ose vëllimin e nevojshëm", tha sekretari i përgjithshëm i KB-së.

Ai theksoi se një javë pas tërmeteve shkatërruese, miliona njerëz në mbarë zonën po luftojnë për mbijetesë, pa kulm mbi kokë dhe përballen me temperatura të ulëta. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR