KB: Të paktën 20 qendra për mbrojtje primare shëndetësore në Liban janë mbyllur për shkak të sulmeve izraelite
- Të paktën 20 qendra për mbrojtje primare shëndetësore në Liban janë mbyllur për shkak të ofensivës ajrore izraelite, kumtuan Kombet e Bashkuara.
- Post By Besnik Shuki
- 11:51, 28 shtator, 2024
Bejrut, 28 shtator 2024 (MIA) - Të paktën 20 qendra për mbrojtje primare shëndetësore në Liban janë mbyllur për shkak të ofensivës ajrore izraelite, kumtuan Kombet e Bashkuara.
Zyra e KB-së për koordinim të çështjeve humanitare (OCHA) kumtoi se gjatë eskalimit të fundit të konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut, armata izraelite ka qëlluar 25 objekte ujësjellëse, që ndikon në qasjen deri te uji i pastër për pothuaj 300.000 njerëz në rajonet me rrezik të lartë.
Më shumë se 211.000 janë shpërngulur, prej të cilëve 85.000 në strehimore në veri dhe në lindje të vendit. bsh/
Foto: MIA arkiv