• e martë, 24 dhjetor 2024

KB: Situata në Siri është një nga krizat më të mëdha të zhvendosjes në botë

KB: Situata në Siri është një nga krizat më të mëdha të zhvendosjes në botë

 Gjenevë, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë e ka cilësuar situatën në Siri si "një nga krizat më të mëdha të shpërnguljeve në botë".

 Vlerësohet se në vitin 2023, rreth 6.4 milionë sirianë u larguan nga vendi, nga të cilët 5.1 milionë jetojnë në vendet fqinje - Egjipt, Irak, Jordani, Liban dhe Turqi. Në Turqi janë vendosur 3.2 milionë sirianë, në Liban 784.900,  në Gjermani  705.000 dhe në Jordani pothuajse 650.000. Ndërsa 7,2 milionë njerëz janë të zhvendosur brenda vendit.

 Sipas KB-së, 13 milionë njerëz, që është më shumë se gjysma e popullsisë siriane, po përballen me mungesë ushqimi. Përafërsisht 96 për qind e popullsisë jeton me më pak se shtatë dollarë në ditë. Lufta shkatërroi infrastrukturën kryesore të vendit, nga kujdesi shëndetësor te sistemet e ujërave të zeza dhe rrjetet e energjisë. Vitin e kaluar, mbi 40 për qind e spitaleve nuk ishin plotësisht funksionale.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR