• e enjte, 26 dhjetor 2024

KB: "Shokuese" rritja e shkeljeve të të drejtave të fëmijëve në luftëra

KB:

Nju-Jork, 12 qershor 2024 (MIA) - Dhuna ndaj fëmjëve gjatë konflikteve të armatosura arriti "nivele ekstreme" në vitin 2023 me rritje "shokuese" të shkeljeve serioze, edhe pse të dhënat për Gazën nuk janë të plota, thuhet në raportin vjetor të sekretarit të përgjithshëm të KB-së, ku kanë pasur qasje mediat perëndimore.

"Në vitin 2023, dhuna ndaj fëmijëve gjatë konflikteve të armatosura arriti nivele ekstreme, me 21 për qind rritje shokuese të shkeljeve serioze", thuhet në raport, i cili zyrtarisht duhet të publikohet të enjten.

Raporti i numëron shkeljet e të drejtave të fëmijëve (nën 18 vjeç) në rreth 20 zona në botë, ndërsa në aneks permenden ata të cilët janë përgjegjës për këto shkelje, duke përfshirë edhe fëmijët e vrarë dhe të gjymtuar, rekrutimin e fëmijëve, rrëmbimin dhe dhunën seksuale. Konkretisht, raporti e shqyrton luftën që po zhvillohet nga prilli i vitit 2023 mes armatës sudaneze dhe forcat paramilitare.

Armata e Sudanit dhe grupi paramilitar Forcat për përkrahje të shpejtë (RSF) janë shtuar në "listën e turpit" të KB-së për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut gjatë konfliktit.

Raporti konstaton "rritje të pabesueshme prej 480 për qind" të numrit të shkeljeve serioze të të drejtave të fëmijëve në Sudan në vitin 2022 dhe 2023. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR