• e shtunë, 23 nëntor 2024

KB: Rritja e mungesës së ujit mund të nxisë konflikte në mbarë botën

KB: Rritja e mungesës së ujit mund të nxisë konflikte në mbarë botën

Bruksel, 22 mars 2024 (MIA) - Rritja e mungesës së ujit mund të nxisë konflikte në mbarë botën, paralajmërojnë Kombet e Bashkuara, njoftoi DPA.

Në nivel global, 2,2 miliardë persona nuk kanë qasje në ujë të pijshëm të menaxhuar në mënyrë të sigurt dhe 3,5 miliardë nuk kanë qasje në kanalizime të menaxhuara në mënyrë të sigurt, sipas një raporti të Organizatës së KB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESKO, e publikuar me rastin e Ditës botërore të ujit.

"Çdo i dyti person në gjithë botën vuan nga mungesa e ujit për disa muaj të vitit. Dhe në disa pjesë të botës, kjo mungesë është bërë rregull, në vend të përjashtimit. Ne i dimë pasojat e një situate të tillë, mungesa e ujit jo që nxitin flakët e tensioneve gjeopolitike, por gjithashtu përbëjnë një kërcënim për të drejtat themelore në tërësi, për shembull duke minuar ndjeshëm pozitën e vajzave dhe grave", deklaroi drejtori i përgjithshëm i UNESCO-s Odri Azulej.

Azulaj tha se qasja në ujë dhe ruajtja e burimeve të ujit janë "sfida themelore" për shoqërinë.

Arritja e qasjes universale në ujë të pijshëm, kanalizime dhe higjienë të sigurt në 140 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme do të kushtonte afërsisht 1,7 trilionë dollarë nga viti 2016 deri në vitin 2030, ose 114 miliardë dollarë në vit", potencohet në raport.

Raporti publikohet çdo vit me rastin e Ditës botërore të ujit, e cila këtë vit është fokusuar me temën "Uji për prosperitet dhe paqe".

"Tema në Ditën botërore të ujit në vitin 2024 është një thirrje për veprim - menaxhimin e ujit në mënyrë të qëndrueshme, rilidhjen me planetin tonë dhe, në fund, ndërtimin e paqes", tha Azulaj. rq/ fc/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR