• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

KB: Rreth 540.000 njerëz janë larguar nga Libani dhe kanë shkuar në Siri

KB: Rreth 540.000 njerëz janë larguar nga Libani dhe kanë shkuar në Siri

 Bejrut, 20 nëntor 2024 (MIA) - Rreth 540.000 persona janë larguar nga Libani në Sirinë fqinje pas përshkallëzimit të luftës mes Izraelit dhe milicisë pro-iraniane Hezbollah, sipas të dhënave të KB-së të publikuara dje.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinim të Çështjeve Humanitare (OCHA) raportoi se rreth dy të tretat e refugjatëve që vijnë nga Libani janë sirianë, ndërsa rreth një e treta janë shtetas libanezë. 

 Sipas të dhënave të qeverisë, rreth 1.5 milionë refugjatë sirianë kanë jetuar në Liban përpara përshkallëzimit të fundit të konfliktit me Izraelin. Shumica e tyre mbërritën në Liban pas vitit 2011 për shkak të luftës civile në vendin e tyre.

 Në Liban jetojnë rreth gjashtë milionë njerëz.

 Përveç luftës në Rripin e Gazës, Izraeli po lufton edhe kundër Hezbollahut në Liban. Hezbollahu sulmon Izraelin në mbështetje të grupit islamik Hamas në Gazë, i cili kreu një masakër në Izrael më 7 tetor  të vitit 2023, duke vrarë 1.200 njerëz.

Izraeli fillimisht iu përgjigj bombardimeve të Hezbollahut me kundërsulme, por që nga shtatori ka nisur sulme masive ajrore brenda vendit dhe një ofensivë tokësore në Libanin jugor. 

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR