• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

KB: Rreth 3.000 gra shtatzëna janë në rrezik pasi kryeqyteti i Haitit është i bllokuar

KB: Rreth 3.000 gra shtatzëna janë në rrezik pasi kryeqyteti i Haitit është i bllokuar

Port-o-Prens, 8 mars 2024 (MIA) - Pothuajse 3.000 gra shtatzëna në kryeqytetin e Haitit, Port-o-Prens, janë nën rrezik që tu pamundësohet kujdesi bazë shëndetësor nëse vazhdon bllokada e qytetit shkaktuar nga sulmet e bandave të armatosura, kumtuan sot Kombet e Bashkuara.

Zyra e integruar e KB-së në Haiti (BINUH) njoftoi se rreth 450 gra shtatzëna nga gjithsej rreth 3.000 janë në rrezik të komplikimeve obstetrike potencialisht fatale.

BINUH, gjithashtu paralajmëroi se më shumë se 500 gra viktima të dhunës seksuale nga bandat e armatosura mund të mbeten pa kujdes mjekësor deri në fund të marsit. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR