• e premte, 27 dhjetor 2024

KB: Rreth 100.000 palestinezë në ditët e mëparshme kanë ikur në jug për shkak të bombardimeve izraelite

KB: Rreth 100.000 palestinezë në ditët e mëparshme kanë ikur në jug për shkak të bombardimeve izraelite

Rafah, 29 dhjetor 2023 (MIA)  - Rreth 100.000 palestinezë ditëve të kaluara kanë mbërritur në Rafah, në jug të Gazës, duke ikur nga bombardimet në pjesën qendrore të territorit, njoftuan Kombet e Bashkuara.

Rreth 85 për qind e popullsisë së Gazës është zhvendosur nga bombardimet izraelite dhe ofensivat tokësore. 

Për shkak të kësaj, një numër i madh i njerëzve po kërkojnë strehim në zonat që Izraeli i ka caktuar si të sigurta, por edhe të cilat janë të bombarduara. 

Njerëzit arritën në Rafah me kamionë, makina dhe në këmbë. Ata që nuk mund të gjenin vend në strehimore tashmë të mbipopulluara, ngritën tenda përgjatë rrugëve. 

"Njerëzit e përdorin çdo hapësirë ​​të zbrazët për të ndërtuar strehimore. Disa flejnë në makinat e tyre dhe disa janë në natyrë", tha Xhuliet Tuma, drejtoreshë  për marrëdhënie me opinionin  të Agjencisë së KB-së për Refugjatët Palestinë (UNRWA).

Ofensiva izraelite tani është e fokusuar në kampet e refugjatëve Bureixh, Nusejrat dhe Magazi në qendër të Gazën, ku aeroplanët luftarakë dhe artileria izraelite kanë shkatërruar shumë ndërtesa. 

Luftimet vazhdojnë në veri, ndërsa nën sulm është edhe Kan Junisi në jug, ku Izraeli beson se fshihet liderët e Hamasit.  Hamasi vazhdoi të lëshojë raketa, kryesisht në jug të Izraelit. 

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Hamasit në Gazë, që nga fillimi i luftës  janë vrarë 21.300 palestinezë, edhe pse nuk është e qartë sa ishin luftëtarë të organizatës militante dhe sa civilë. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR