• e shtunë, 23 nëntor 2024

KB: Që nga fillimi i pushtimit rus e kanë humbur jetën 9000 civilë 

KB: Që nga fillimi i pushtimit rus e kanë humbur jetën 9000 civilë 

Nju Jork, 7 korrik 2023 (MIA) – Misioni i Kombeve të Bashkuara për monitorimin e të drejtave të njeriut kumtoi se që nga fillimi i pushtimit rus kanë vdekur 9 mijë civilë, prej të cilëve 500 fëmijë.

KB-ja frikësohet se numri i viktimave mund të jetë shumë më i lartë.

Sot ne shënojmë një tjetër pikë kthese të tmerrshme në luftë, e cila vazhdon të shkaktojë viktima të tmerrshme mbi civilët ukrainas, tha zëvendës shefi i misionit të KB-së në Ukrainë, Noel Kalhun.

Misioni i KB-së për monitorimin e të drejtave të njeriut, i cili ka qenë në Ukrainë që nga viti 2014, tha gjithashtu se tre herë më shumë civilë u vranë vitin e kaluar në krahasim me tetë vitet e mëparshme të konfliktit në Ukrainën lindore. ls/

Foto: KB logo

 

QËNDRONI TË LIDHUR