• e mërkurë, 27 nëntor 2024

KB: Pothuajse 5,9 milionë fëmijë në Nigeri përballen me krizë me ushqim dhe mosushqyerje

KB: Pothuajse 5,9 milionë fëmijë në Nigeri përballen me krizë me ushqim dhe mosushqyerje

Nju-Jork, 15 maj 2024 (MIA) - Kombet e Bashkuara kanë publikuar se 5,9 milionë fëmijë në Nigerinë verilindore përballen me krizë serioze me ushqimin dhe mosushqyerjen.

Në Abuxha, kryeqytet i Nigerisë, KB-ja organizon ngjarje të quajtur "Plani për siguri të ushqimit në sezonin e thatësirës të vitit 2024".

Koordinatori i KB-së për ndihmë humanitare për Nigerinë dhe koordinatorin rezident Mohamed Foll, duke folur në hapjen e programit, tha se shtetet federale Adamava, Borno dhe Jobe në pjesën verilindore të vendit janë prekur nga "incidentet terroriste".

Foll tha se 5,9 milionë fëmijë në ato shtete federale përballen me krizë serioze me ushqim dhe mosushqyerje, që është shifra më e madhe në botë.

"Gjithastu, rreth 700.000 fëmijë të moshës nën pesë vjeçare janë të paushqyer në shtetet federale Adamava, Borno dhe Jobe", theksoi ai.

Foll theksoi se për realizimin e projektit të këtij viti nevojitet një fond prej 306 milionë dollarë, të dedikuara për 2,8 milionë njerëz, që të parandalohet kriza me ushqimin dhe mosushqyerja në vend të shndërrohet në katastrofë. mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR