• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

KB paralajmëron se shtetet duhet ta ndalojnë gjenocidin në Gazë

KB paralajmëron se shtetet duhet ta ndalojnë gjenocidin në Gazë

Gjenevë, 25 tetor 2024 (MIA) - Komisari i lartë i KB-së për të drejtat e njeriut, Volker Tirk i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mbrojë popullin e Rripit të Gazës nga shkeljet serioze për të drejtat e njeriut.

"Po përballemi me diçka që mund të nënkuptoj krime, duke përfshirë dhe një zgjerim të mundshëm të krimeve kundër njerëzimit", paralajmëroi ai sot duke iu referuar fushatës ushtarake izraelite në pjesën veriore të Rripit të Gazës", transmeton DPA.

I gjithë populli në këtë zonë është goditur nga bombat, rrethimet, shpërnguljet dhe uria", deklaroi diplomati austriak i KB-së.

"Njerëzit rrezikohen të arrestohen ose të qëllohen. Megjithatë, gjithashtu është plotësisht e papranueshme që grupet e armatosura palestineze po rrezikojnë popullin e tyre duke u përzier me civilët", theksoi ai.

Tirk i kujtoi opinionit se shtetet nuk janë vetëm të detyruara të ndërmarrin veprime kundër krimeve të luftës.

"Sipas Konventës për gjenocid, shtetet anëtare gjithashtu kanë përgjegjësi të veprojnë për të parandaluar një krim të tillë, kur rreziku mbetet i qartë", tha ai.

Ai dërgoi apel të drejtpërdrejtë deri tek shefat e shteteve dhe qeverive, duke u kërkuar atyre që "të vënë në plan të parë mbrojtjen e civilëve dhe të drejtat e njeriut dhe të mos braktisin atë minimum humanizmi". rq/

Foto: X skrinshot

 

QËNDRONI TË LIDHUR