• e diel, 30 qershor 2024

KB: Përfundoi me sukses pompimi i naftës nga një cisternë e braktisur në Detin e Kuq

KB: Përfundoi me sukses pompimi i naftës nga një cisternë e braktisur në Detin e Kuq

Sanë, 11 gusht 2023 (MIA) - Kombet e Bashkuara njoftuan sot se kanë përfunduar pompimin e më shumë se një milion fuçi nafte nga një cisternë e braktisur në brigjet e Jemenit në Detin e Kuq.

Për vite me radhë, shumë organizata kanë paralajmëruar se anija "Safer", e cila nuk është mirëmbajtur që nga viti 2015, është në rrezik të një derdhjeje ose shpërthimi të madh nafte.

Kreu i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Ahim Shtajner, tha se ka përfunduar faza më e rëndësishme e operacionit të cisternës së naftës "Safer".

Hapi tjetër do të jetë pastrimi i rezervuarit të "Safer" dhe përgatitja e anijes tërheqëse. "Ajo fazë pritet të zgjasë nga dy deri në tre javë," tha Shtajner.

Cisterna "Safer" u ndërtua në vitet 1970 dhe iu shit Qeverisë së Jemenit në vitet 1980, e cila e përdori atë si një depo për naftën e prodhuar në Jemenin lindor.

Anija është e gjatë 360 metra dhe ka 34 rezervuarë për deponim. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR