• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

KB: Përafërsisht gjysmë milionë njerëz ikin nga luftërat në Kongon lindore

KB: Përafërsisht gjysmë milionë njerëz ikin nga luftërat në Kongon lindore

Gjenevë, 24 nëntor 2023 (MIA) - Përafërsisht gjysmë milionë njerëz ikin nga luftërat mes trupave qeveritarë dhe kryengritësve në pjesën lindore të Republikës Demokratike të Kongos, njoftoi sot në Gjenevë komisari i KB (UNHCR), për të drejtat e njeriut.

UNHCR-ja njoftoi se situata po përkeqësohet në provincën Kivut Verior, e cila kufizohet me Ugandën dhe Ruandën dhe e cila kohë të gjatë është në krizë. Forcat qeveritare mundohen të vendosin kontrollë mbi rajonin, i cili është i pasur me burime.

UNHCR-ja njoftoi se numri i refugjatëve nga luftërat është 450 mijë dhe tha se së paku 200 mijë njerëzve nga ata që janë zhvendosur brenda vendit u është ndërprerë ndihma humanitare.

Shkelja e të drejtave të njerëiut në rajon, duke përfshirë edhe përdhunimet e grave dhe vajzave, është rritur nga tetori, thuhet në raport.

Theksohet se dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në Sake, qytet në lumin Kivu rreth 35 kilometra nga kryeqyteti i provincës Goma.

Zgjedhjet presidenciale në vendin e dytë më të madh afrikan sipas zonës janë planifikuar për më 20 dhjetor. Vëzhguesit kanë paralajmëruar vazhdimisht se mbajtja e votimit në rajonet e diskutueshme do të jetë e vështirë ose pothuajse e pamundur.ss/mb/

Foto: arkivi MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR