KB: Nuk është e rekomandueshme që sirianët në grupe të mëdha të kthehen në atdhe
- – Drejtoresha e Agjencisë së KB-së për refugjatë Ejmi Poup deklaroi sot se një numër i madh i sirianëve po kthehen në atdhe pas rrëzimit të regjimit të Bashar al Asadit.
- Post By Fitore Curri
- 21:27, 17 dhjetor, 2024
Nju-Jork, 17 dhjetor 2024 (MIA) – Drejtoresha e Agjencisë së KB-së për refugjatë Ejmi Poup deklaroi sot se një numër i madh i sirianëve po kthehen në atdhe pas rrëzimit të regjimit të Bashar al Asadit.
“Njerëzit kanë të drejtë të kthehen në shtëpi, por ne nuk i këshillojmë që të udhëtojnë në grupe të mëdha sepse infrastruktura nuk mund ta mbështesë këtë”, theksoi Poup.
Asadi për momentin gjendet në Rusi, ku iku pasi kryengritësit e morën kryeqytetin e Sirisë, Damask dhe e morën pushtetin. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s