• e enjte, 26 dhjetor 2024

KB: Njerëzit në Gaza përballen me rrezik të rritur nga epidemitë

KB: Njerëzit në Gaza përballen me rrezik të rritur nga epidemitë

Gaza, 25 prill 2024 (MIA) - Agjencia e Kombeve të Bashkuara për ndihmë të refugjatëve palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRVA) publikoi se palestinezët në Gaza përballen me rrezik të rritur nga epidemi të ndryshme.

UNRVA edhe një herë, përmes rrjeteve sociale, paralajmëroi në katastrofën e tmerrshme humanitare të shkaktuar nga sulmet izraelite në Gaza.

Në komunikatë theksohet se banorët në Gaza përballen çdo ditë me uri, sëmundje dhe vdekje.

Ata, gjithashtum paralajmërojnë se sasi të mëdha të mbeturinave janë grumbulluar në lagjet të improvizuara në qytetin Rafah, ku janë strehuar rreth 1,5 milionë njerëz, të cilët kanë ikur nga sulmet izraelite.

Deklarata tregon se rreziku i epidemive të ndryshme është i lartë dhe se tashmë është vërejtur një rritje alarmante e epidemive të diarresë dhe hepatitit A.

Në sulmet izraelite në Gaza deri më tani janë vrarë mbi 34.300 njerëz dhe brenda territorit janë zhvendosur rreth 85 për qind të popullsisë së Rripit të Gazës, i cili përballet me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR