• e shtunë, 23 nëntor 2024

KB: Një milion palestinezë në Gazë do të arrijnë nivelin më të lartë të urisë deri nga mesi i korrikut, nëse nuk ndërpritet lufta

KB: Një milion palestinezë në Gazë do të arrijnë nivelin më të lartë të urisë deri nga mesi i korrikut, nëse nuk ndërpritet lufta

Nju-Jork, 5 qershor 2024 (MIA) - KB-ja paralajmëron se më shumë se një milion palestinezë në Gazë mund të arrijnë nivelin më të lartë të ursë deri nga mesi i muajit të ardhshëm nëse vazhdon konflikti.

Agjenci të KB-së, Programi botëror për ushqim dhe Organizata për ushqim dhe bujqësi, në raportin e përbashkët njoftuan se uria po përkeqësohet për shkak të kufizimeve të rënda në qasjen e ndihmave humanitare dhe kolapsit të sistemit lokal të shpërndarjes së ushqimit që nga fillimi i konfliktit midis Hamasit dhe Izraelit.

Ata deklarojnë edhe se situata është ende e vështirë në veri të Gazës, të cilën Izraeli e ka pushtuar dhe izoluar.

Izraeli paradokohe lejoi hapjen e vendkalimeve tokësore në veri, por çdo ditë hyjnë vetëm disa dhjetëra kamione ndihma për qindra mijë persona.

Ndërkohë, sulmi i armatës izraelite në Rafah seriozisht ka ndërprerë operacionet për ndihmë në jug.

Egjipti ka refuzuar të hap kalimin e tij në Rafah me Gazën pasi që forcat izraelite e ndërmorën anën palestineze gati një muaj më parë dhe në vend të kësaj po e orientojnë ndihmën në vendkalimin e afërt izraelit, Kerem Shalom.

Sipas shkallës së urisë të KB-së, në mars, rreth 677.000 persona në Gazë ishte në fazën e pestë të urisë, që është niveli më i lartë. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR