• e shtunë, 23 nëntor 2024

KB negocion me Egjiptin për dërgimin e ndihmës humanitare në Gaza

KB negocion me Egjiptin për dërgimin e ndihmës humanitare në Gaza

Kajro, 10 tetor 2023 (MIA)- Kombet e Bashkuara dhe agjencitë humanitare janë duke negociuar me Egjiptin për të dërguar ndihma humanitare në Rripin e Gazës përmes pikës kufitare Rafah mes territorit palestinez dhe gadishullit Sinai të Egjiptit.

Siç deklaroi përfaqësuesi egjiptian në agjencinë për ndihma, autoritetet në Egjipt kanë rënë në kontakt me Izraelin dhe SHBA-në që t'i sigurojnë korridoret humanitare në Gaza përderisa vazhdojnë bombardimet izraelite.

Që të dy kanë dhënë deklarata në kushte anonimiteti sepse nuk janë të autorizuar të informojnë mediat.

Përpjekjet për ndihmë humanitare erdhi pasi Izraeli shpalli një rrethim total në Gaza dhe ndërpreu furnizimin me ushqim, karburant dhe energji elektrike për më shumë se dy milionë banorë në përgjigje të një sulmi të papritur nga militantët e Hamasit të shtunën në mëngjes.

Agjencia palestineze për refugjatë (UNRVA) sot kumtoi se përpiqet të pranojë më shumë se 187.000 palestinez të shpërngulur në Rripin e Gazës prej bombardimeve izraelite sepse spitalet dhe shkollat janë të dëmtuara.

Deri tani 137.500 njerëz janë strehuar në 83 shkolla në KB në Rripin e Gazës, por ato janë të stërmbushura kurse rezervat e ujit të pijshëm janë të kufizuara.

Agjencia përpiqet të sigurojë dyshekë të përshtatshëm, produkte pastrimi dhe bombola karburanti.

Zyrtarët paralajmërojnë se gati gjysmë milioni njerëz nuk kanë qenë në gjendje të marrin ushqim këtë javë pasi qendrat e shpërndarjes janë mbyllur. ss/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR